Një kongres partie, ku ndodhin gjëra

Postuar në 28 Shtator, 2011 05:52

Në Liverpool po mbahet një kongres i laburistëve anglezë. Janë të bukur kongreset e partive të rëndësishme në vendet perëndimore, pasi janë realisht vendi ku njerëzit ballafaqojnë idetë, ku leadership-i vihet nën darët e presionit nga poshtë, e ku nga foltorja mund të bëjë përshtypje një delegat i thjeshtë po aq sa (ndoshta më shumë se) edhe kryetari i partisë. Ju thotë gjë emri Rory Weal? Deri mbrëmë, me siguri nuk ju ka thënë asgjë. Ndoshta ende nuk e keni dëgjuar si emër. Është një 16 vjeçar, që u bë krejt papritur ylli i kongresit të Liverpool-it. Është në kongres tok me nënën e vet, dhe me motrën. Ngriti dorën, si në një orë mësimi, për të kërkuar fjalën. Ia dhanë. Dhe e dini çfarë tha? Nuk u përpoq të gjente fjalë të sofistikuara (një tabiat i shumë të rinjve shqiptarë që, në stilin e prindërve të tyre, e kanë mendjen, jo të thonë gjëra, por të bëjnë përshtypje), as të stiste historira. Thjesht foli për jetën e vet.

“Prindërit e mij janë divorcuar. Për këtë arsye, kam qenë i detyruar të jetoj mes plot vështirësish financiare. Nuk kishim asgjë, as pará, as kursime. Jemi në këmbë vetëm falë shtetit social, që po shoh se të gjithë duan ta çmontojnë. Qeveria Tory s’po lë gjë pa bërë për t’i vënë minën kësaj arritjeje të madhe. Unë nuk do të isha këtu, në këtë tribunë, duke folur, nëse nuk do të egzistonte sistemi ynë welfare, dhe prandaj i kërkoj qeverisë konservatore të ndalet, e të bëjë ca hapa prapa.” – kjo ishte pak a shumë përvoja personale, mbi të cilën ngriti e mbrojti një kauzë të tërë.

Fjala e tij u finalizua me një standing ovation, që zgjati shumë. U ngrit në këmbë edhe Ed Miliband, tok me “të mëdhenjtë e tjerë”, të cilët janë ndjerë dhe të eklipsuar.

E.G.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Ne kuvendin tone ky i ri 16 vjeçar nuk do te kishte muej as te flase. Dhe shqiptart don te futen ne Europe a thue se Europa asht nji dhome ku dera hapet dhe ti futesh mbrende. Jemi larg 500 vjet drite nga Europa !!!!!!</p>

Submitted by Shkurt (not verified) on

<p>Standing ovation = brohoritje te zjarrta. Mund te perdorni edhe shprehjen &quot;tifozllik alla-frenga&quot; per t&#39;i bere qejfin zotit A. Vehbiu.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.