Arkiv-Lajme
Ambasadori danez: Derën e BE-së do ta gjeni të mbyllur
Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, e ka parë ftesën për në programin e mëngjesit Wake Up në Top Channel si një rast për të përsëritur disa kritika të forta në adresë të klasës politike shqiptare. "Pasi kam ndjekur Shqipërinë për tre vjet tashmë, mund të them se Shqipëria nuk është duke e konsideruar integrimin seriozisht. Mund të them se shikoj një hap përpara, dy hapa mbrapa. Kërkoj ndjesë që jam kaq i hapur”, u tha ai dy moderatorëve të programit, Enos e Ledionit. Për të “kjo është trishtuese të thuhet….
Mburrjet e Berishës dhe deficiti tregëtar i Shqipërisë
Kryeministri Berisha ka kohë që mburret për rritjen e eksporteve shqiptare, si para audiencave shqiptare ashtu edhe të huaja. Në mënyrë selektive, ai përdor shifra të veçanta, të servirura nga INSTAT-i i tij, si “u rritën eksportet bujqësore 200%”, “u rritën eksportet industriale 300%”, etj. Por ai nuk guxon t’i tregojë publikut shqiptar e të huaj shifrën më domethënëse mbi tregëtinë e jashtme të një vendi, gjegjësisht, sa përqind të importeve mbulojnë eksportet. Shifrat që raporton “Balkan.com Business News” tregojnë se në muajin gusht eksportet shqiptare mbulonin vetëm 30% të importeve.
Pakti me 10 pika e ka kaluar topin në fushën e maxhorancës
Pritet përgjigja e Berishës ndaj paktit me 10 pika të prezantuar si një dokument themeltar, mbi të cilin mund të ngrihet një klimë dialogu. Por gjasat janë që ai t’i thotë “jo” një pakti të tillë. Nuk janë vetëm një a dy pika që mund ta shqetësojnë në mënyrë të veçantë. Është i gjithë pakti, fryma e tij, që do ta bëjë ta hedhë poshtë.
Aleanca Kuq e Zi: Griseni fletën e regjistrimit etnik dhe fetar!
Regjistrimi i popullsisë dhe i pronave fillon pas disa ditësh, dhe Aleanca Kuq e Zi po shfrytëzon ditët e fundit në betejën e vet kundër regjistrimit mbi baza fetare e etnike. Ata ka kohë që mbrojnë mendimin se ky regjistrim bëhet me kërkesë dhe në interes të Greqisë, e cila ka një shans të mirë këtë herë – ky është pretendimi i AKZ-së – që nëpërmjet presionesh e favoresh në jug të vendit të rrisin artificialisht përqindjen e minoritetit grek, dhe të besimtarëve ortodoksë.
Erdogan porosi Berishës: shqiptarët, të paktën tre fëmijë
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan në një takim të liderëve ballkanikë në New York ka dhënë një këshillë: familjet ballkanase duhet të bëjnë të paktën tre fëmijë. Vendet e Ballkanit, sipas shefit të qeverisë turke duhet të kthehen në “fuqine e re dhe dinamike të Europës”. “Kam një këshillë për ju. Po u bëj thirrje çifteve të martuara dhe atyre që do të martohen: duhet të bëni të paktën tre fëmijë. Po ua rikujtoj kryeministrave të pranishëm: të paktën tre fëmijë”, tha Erdogan.
Duket se Berlusconi i ka bërë ditët e veta në politikë
Një nga njohësit më të mirë të jetës politike italiane, Ernesto Galli della Loggia, shkruante në një artikull të sotshëm në Corriere della Sera se Berlusconi i ka bërë ditët e veta në politikë. E dinë të vetët, e dinë dhe kundërshtarët e tij, që kanë kalcifikuar gjithë kohën radhët e tyre me anti-berlusconi-zëm. Ai vetë nuk po jep shenja se don të hapë rrugë, por kjo nuk duket se ka ndonjë rëndësi.
A do të veprojë prokuroria kundër Fahri Balliut?
Videoja e re e përgjimit të Dritan Prifitit ka gjasa të publikohet së shpejti, por ajo nuk pritet të kapë në befasi ndokënd, pasi përmbajtja e saj dihet, tanimë. Është fjala për një bisedë midis Dritan Priftit dhe Fahri Balliut në po atë zyrë, ku u bë dhe biseda tjetër e famshme, ajo mes Priftit e Ilir Metës. Videoja është në prokurori, dhe Prifti ka kërcënuar se do t’i hapë dritën jeshile publikimit të kësaj videoje veç nëse prokurorët nuk do të vihen në lëvizje.
Gardisti i arrestuar lë qelinë pa lejen e prokurorëve
I vetmi scoop i ditës së sotme mund të lexohet në të përditshmen Shekulli. Gardisti Sadik Çela, i njohur si kushëri i afërt i kryeministrit Berisha, e ka lënë qelinë e burgut. Ai është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë e vendim të Gjykatës së Lartë, por tanimë ndodhet në Spitalin Ushtarak me pretendimin e problemeve shëndetësore. Në rrethana të tilla, do duhej, normalisht, të shkonte e të kurohej në spitalin e burgut, por atë e kanë transferuar drejt e në spitalin ushtarak.
Rusia në dorë të Putinit deri në vitin 2024
Politika ruse është shumë e lexueshme. Qysh në vitin 2008, kur Putini ia la Kremlinin beniaminit Medvedev për t’u zhvendosur vetë nja dy kilometra më tutjje në zyrën e kryeministrit, të gjithë e dinin se ai do të kthehej sërish në vitin 2012. Hamendjet e këtyre viteve u formalizuan dhe u sendërtuan sot, në kongresin e partisë në pushtet Rusia e Bashkuar. Ishte vetë Medvedevi që i propozoi kongresit emrin e Vladimir Putinit si kandidat i partisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Kongresi bëri atë që pritej, e miratoi me brohorima.
Arbën Xhaferi rrëfen vetveten
Ka dalë në treg një libër i publicistit kosovar Enver Robelli me titull “Arben Xhaferi Rrëfen, në Tetovë në Kërkim të Kuptimit”. Libri është ndërtuar në formën e një interviste me pyetje të Robellit (janë 40 pyetje), nëpërmjet së cilës ne marrim vesh ca më mirë, se kush është Arbën Xhaferi dhe çfarë mendon ai për botën.