Arkiv-Lajme

Greqia bëhet gati të shtrëngojë dhe njëherë rripin

Postuar në 21 Shtator, 2011 06:05

Greqia ka kohë që ka thëthitur vëmendjen e të gjithë botës, e sidomos Europës. Kriza e saj rezultoi të jetë më e thellë se sa mendohej, e rrjedhimisht po zgjat duke marrë formën e nëj kalvari. Nuk është vetëm fati i Greqisë në lojë, të cilën ka kohë që e asocjojnë me fjalën default. Rënia e Greqisë përbën një kërcënim real për të gjithë eurozonën.

Ish-guvernatori qorton guvernatorin

Postuar në 21 Shtator, 2011 05:30

Në një intervistë dhënë së përditshmes Tema, Shkëlqim Cani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, kritikon pasardhësin e tij në atë post, Ardian Fullanin. Mëkati më i madh i këtij të fundit, sipas Canit, është “vetflijimi i pavarësisë”. Në fakt, nuk është hera e parë që nënvizohet dukuria e nënshtrimit të Bankës ndaj arrogancës së egzekutivit deri në pikën, që Banka vetë nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka konfirmuar e ndjekur “politikat monetare të qeverisë”.

Ambasadori amerikan pushton faqet e para

Postuar në 21 Shtator, 2011 04:25

Një test për ndjekësit e vëmendshëm të politikës së këtushme: intervistën e cilit protagonist të jetës publike do të prisnin me padurim e kërshëri deri vonë të përditshmet tona përpara se të mbylleshin në mënyrë që të nxirrnin prej saj lajmet për të nesërmen? Sali Berishën? Edi Ramën? Ismail Kadarenë? Rexhep Qosen? Apo ….? Asnjërin syresh. Është fjala për ambasadorin amerikan, Alexander Arvizu, i cili është, me hir me pahir, protagonist i politikës shqiptare. Nuk është se nuk do prisnin të merrnin vesh se ç’do të thoshin të tjerët, por Arvizu-në e kanë pritur si ujët e paktë.

Arvizu: Mezi pres që vrasësit e 21 janarit të përballen me drejtësinë

Postuar në 20 Shtator, 2011 16:13

Në një intervistë dhënë Ilva Tares në “Ora News”, ambasadori Arvizu tha se mezi prêt që një ditë të dëgjojë në TV një deklaratë të Prokurorisë së Përgjithshme me një tekst pak a shumë të tillë:

Shtohen vetvrasjet në Greqi

Postuar në 20 Shtator, 2011 14:54

Gazeta Wall Street Journal jep një lajm të pazakontë nga Greqia. Ka të bëjë me krizën, sigurisht, por jo në mënyrën e njohur apo të pritshme. Duke iu referuar të dhënave të marra nga Ministria greke e Shëndetësisë, thuhet se numri i vetvrasjeve gjatë pesë muajve të parë të vitit në vijim, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur në masën 40%.

SHBA: Gay-të 'mund të jenë gay' edhe në ushtri

Postuar në 20 Shtator, 2011 13:13

Mbrëmë në mesnatë, në një bar gay-sh të San Diegos, Kaliforni, ishin mbledhur qindra ushtarë e ushtarakë amerikanë të veshur civilë për të pritur e festuar momentin, kur do të shënohej fundi i aplikimit të një ligji, sipas të cilit, homoseksualiteti nuk prish ndonjë punë në ushtri, por ai nuk duhet të deklarohet. Dhe emërtimi që kish marrë ky ligj ishte pak i lezetshëm: Don’t ask, don’t tell! Dmth askush nuk ka pasur të drejtë të pyeste dikë nëse ish gay, dhe gay-të nga ana e tyre nuk kanë qenë as të detyruar, as të lejuar të tregonin se ishin gay.

Riviera shqiptare viktimë e suksesit të vet

Postuar në 20 Shtator, 2011 06:39

Revista online “Monsters and Critics” ka botuar sot një artikull me këtë titull, në të cilin analizohet Riviera shqiptare nga këndvështrimi i turistëve të huaj që mund të jenë tërhequr drejt saj prej klasifikimit që i bëri “Lonely Planet” Shqipërisë si një nga destinaciaonet turistike që duhej vizituar në 2011-ën. “Nuk ka fshatra peshkatarësh apo plazhe të vegjël të izoluar, siç mund të imagjinohej – ka vetëm hotele e vila betoni të ndërtuara mu në breg të detit” – thotë një çift të rinjsh gjermanë për revistën. Pasi u zhgënjyen nga bregdeti, ata vendosën t’u ngjiteshin maleve përreth.

Letër Ministrit të Arsimit: Po hakmerren për motive politike

Postuar në 20 Shtator, 2011 05:30

Më poshtë vijon një letër, që një mësuese me përvojë nga qyteti i Korçës, dërgon në adresë të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafajt. E kemi marrë nga Shqip-i në një version të shkurtuar. Kjo letër ngre një çështje të madhe, për të cilën është diskutuar pa fund, dmth çështjen e emërimeve me logjikë klienteliste e partiake në administratën publike, e sidomos në shkolla.

Erion Veliaj: në 2013 Rama kryeministër, dhe Shqipëria në BE

Postuar në 20 Shtator, 2011 05:03

Erion Veliaj, që mban postin e koordinatorit të PS-së, ka dhënë një intervistë për Shqip-in. Gjëja e parë që bie në sy janë mesazhet “pajtuese e mirëkuptuese” në adresë të atyre të djathtëve, të cilët s’duhen ngatërruar “me një çetë familjare pushteti” e të cilëve “u refuzohen meritat përballë militantëve, u merren pronat nga të fortët, u mbyllet biznesi nga zhvatjet shtetërore, u zihet vendi nga hileqarët”.

Tritan Shehu: Shqipëria do të votojë kundër Palestinës

Postuar në 20 Shtator, 2011 04:02

Në Asamblenë e Përgjithshme të këtyre ditëve në OKB do të ketë një çështje mbi të tjerat: ajo palestineze, e ‘provokuar’ nga Abu Mazen, udhëheqësi i Autoritetit Kombëtar Palestinez, i cili i ka hipur avionit për në New York me idenë për t’u kthyer mbrapsht në mos me lajmin e Palestinës i shtet anëtar i OKB-së, të paktën me lajmin e Palestinës me statusin  e shtetit jo anëtar, gjë e ngjashme me statusin e Vatikanit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme