Arkiv-Lajme

Dominique Strauss-Kahn: Nuk ia fal vetes atë që më ndodhi

Postuar në 18 Shtator, 2011 17:25

DSK është një akronim i njohur për të gjithë ata që kanë lexuar gazetat e kohëve të fundit. Është shkurtimi i (më saktë, inicialet e) emrit të politikanit francez Dominique Strauss-Kahn, i cili ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar deri në momentin që një shërbyese hoteli në Manhattan (hoteli Sofitel) bëri një akuzë të rëndë mbi të; e akuzoi se kish tentuar ta përdhunonte në dhomën e hotelit, gjë që më pas nuk rezultoi e vërtetë. Por ishte shumë vonë ndërkohë.

Pronari i gazetës Independent rreh kundërshtarin gjatë debatit televiziv

Postuar në 18 Shtator, 2011 11:30

Miliarderi rus Alexander Lebedev, pronar i dy gazetave britanike, Independent dhe Evening Standard, goditi me grusht një tjetër miliarder gjatë një debati televiziv për krizën ekonomike. Sipas AP-së, një klip i emisionit që do të transmetohet sot, u shfaq në websajtin e kanalit televiziv NTV (jo ai shqiptari, kuptohet), ku Lebedev, një ish-agjent i KGB-së i dha një të djathtë në fytyrë një baroni të pasurive të patundëshme, Sergei Polonsky.

Presidenti Topi i hap rrugë Kryeministrit Berisha

Postuar në 18 Shtator, 2011 07:27

Në datën 13 shtator ka filluar në  Nju Jork Sesioni i 66 Plenar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili mbyllet në 30 shtator. Është bërë zakon qysh prej vitit 2005, kur Berisha mori postin e kryeministrit, që të zhvillohet një betejë e ashpër institucionale për të kryesuar delegacionin e Shqipërisë në mbledhjen e kësaj asambleje. Zyrtarisht, protokolli e kërkon që delegacionin ta kryesojë Presidenti i Republikës. Por Berisha synon që ta kryesojë vetë.

Serbët janë dakord me ‘Shqipërinë e Madhe’; po t’u jepet veriu i Kosovës

Postuar në 18 Shtator, 2011 04:24

me humbjen e saj, dhe tani po përpiqen të marrin atë që ata besojnë se mund të merret, dmth veriun, ku serbët janë më të shumtë në numër se sa në pjesë të tjera të Kosovës. Publicisti e poeti Agim Vinca i referohet në një shkrim të publikiuar sot në të përditshmen Shqip një deklarate të presidentit serb Boris Tadiç në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në këtë deklaratë të autoritetit nr. 1 të shtetit serb flitet, për herë të parë në mënyrë kaq të qartë e të ftohtë, për një ndarje të Kosovës.

Rama merr nishan Nishanin, dhe bën një pohim mbi 21 janarin

Postuar në 18 Shtator, 2011 03:52

Një artikull të vetin të publikuar si gjithnjë në disa të përditshme (me sa duket, e ka bërë ritual këtë punë), Edi Rama e fillon duke e veçuar ministrin e brendshëm, Bujar Nishani, për etikën publike të demonstruar, por e kryqëzon më pas si vegël të Berishës e të Gonit (Agron Kuliçaj). Mes fjalëve të mira për të, ai na bën me dije se “Nishani ka kaluar një eksperiencë të vështirë në luftë me një sëmundje të komplikuar”. Ky është një lajm që gazetarët nuk e kanë ditur; ose e kanë ditur, por nuk i kanë rënë pas për shkak të skrupujve profesionalë.

Ardian Dvorani kundër ekspertëve vendas; të tjerët pro

Postuar në 17 Shtator, 2011 16:19

Në seancën gjyqësore që u zhvillua në Gjykatën e Lartë në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta lidhur me videon e transmetuar nga televizioni Top-channel, ku flitet për tangjente mes dy ministrave Meta e Prifti, ra në sy qëndrimi i Ardian Dvoranit, i cili është relator i kësaj çështjeje me spec.

Parlamenti duhet vënë në binarë

Postuar në 17 Shtator, 2011 12:39

U mendua se socialistët kanë marrë vendimin për të hyrë në parlament pa pasur ndonjë ide konkrete se si do ta zhvillojnë betejën parlamentare, dhe se si do të sillen atje përballë një maxhorance arrogante. Mirëpo, nuk është tamam kështu. Një ide e tyre është marrë vesh sot, dhe synon “funksionimin e duhur të parlamentit”, gjë që është nënvizuar dhe në deklaratën e përbashkët Ashton-Fule.

Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?

Postuar në 17 Shtator, 2011 08:00

E dhëna më interesante prej turizmit të këtij viti gjatë muajve të verës ka të bëjë me rritjen e interesimit të të huajve për të kaluar do ditë në zonat malore të Shqipërisë, dhe për të vizituar site e parqe arkeologjike. Këto të fundit janë vizituar gjatë periudhës janar-gusht nga pothuaj 80 mijë vetë (një pjesë e mirë e të cilëve janë vendas). Butrinti, siç është e pritshme, ka qenë siti më i vizituar; 25 mijë vizitorë kanë regjistruar aty.

Ç’po bëhet me 'krimin e papërsosur'?

Postuar në 17 Shtator, 2011 03:49

Ka kaluar më shumë se një javë nga dita që mbeti i vrarë pas një atentati spektakolar në mes të qytetit të Vlorës gjyqtari Skerdilajd Konomi. Disa orë pas ngjarjes dëgjuam ministrin e drejtësisë, Eduard Halimi, të na thosh se “autorët do të gjenden, madje do të gjenden shpejt, pasi ata kanë lënë gjurmë e prova pas, dhe krimi paskësh qenë i papërsour”. Iu duk term aq i qëlluar, sa filloi ta përsëriste prej sevdasë. E tha të paktën nja tri herë brenda së njëjtës intervistë se “krimi ish i papërsosur”.

Cila Amerikë do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale?

Postuar në 16 Shtator, 2011 14:40

Pak njerëz duhet të dinë këtej nga anët tona se Milton Friedman, ekonomisti i famshëm që mori çmimin Nobel e që u shndërrua në ikona intelektuale e konservatorëve amerikanë, është autori i një seriali televiziv me titull “Free to Choose” (Liria për të zgjedhur), që u transmetua në televizionin publik në fillim të viteve ’80, kur në pushtet po përurohej era Reagan. Në këtë serial, Friedman shenjtëronte tregun e lirë, thosh se ky treg, nëse lihet të funksionojë lirisht, mund të prodhojë mbrothësi për të gjithë, etj, etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme