Arkiv-Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve kanë nevojë të lexohen
Të përditshmet Shekulli e Panorama, me publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit, i kanë paraprirë KQZ-së, që pritet të bëjë sot shpalljen zyrtare. Por nuk ka ndonjë news në këtë mes, pasi këto të dhëna egzistojnë prej kohësh në duart e partive e të medias. Mund të bëhet një résumé, megjithatë; ose mund të nënvizohet kjo résumé për të gjithë ata që e kanë bërë. Aleanca opozitare për të Ardhmen ka marrë 671 612 vota, ose 42,75% të të gjithë votave. Aleanca qeverisëse për Qytetarin ka marrë 813 335 vota, dmth rreth 140 mijë vota më tepër, ose 51,77% të të gjitha votave.
Kompania gjermane fiton gjyqin për shnapsin ‘Fuck’
Një kompani gjermane ka fituar një gjyq që i lejon të regjistrojë si trademark një fjalë të ndyrë, emrin e së cilës do të mbajë edhe shnapsi i prodhuar prej saj. Bëhet fjalë për ‘Ficken’, ekuivalenten gjermane të së shumënjohurës së anglishtes ‘Fuck’. Ky term do të jetë i mbrojtur ligjërisht si trademark dhe së shpejti lloje të ndryshme pijesh alkoolike do të kenë në etiketë emrin ‘Ficken’. Sipas revistës gjermane ‘Der Spiegel’, frekuentuesit e bareve në Gjermani mund të ndihen disi të sikletosur kur të kërkojnë një shnaps ‘Ficken’, por ligji do të jetë në anën e pronarëve.
Si do të përfundojë gjyqi në ngarkim të Ilir Metës?
Të premten zhvillohet séanca gjyqësore e radhës në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, i cili akuzohet nga prokurorët shqiptarë për shpërdorim detyre. Prova e madhe e akuzës është videoja e transmetuar nga televizioni Top-channel, ku Ilir Meta shfaqet duke i premtuar tangjente, në këmbim të “ndereve” për militantë partie, ministrit Dritan Prifti, në zyrën e këtij të fundit. Në emër të Prokurorisë, çështjen në seancë gjyqësore e mbron Bujar Sheshi, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë.
Ka më shumë femra me diplomë universitare se sa meshkuj
Numri i femrave të diplomuara është më i madh se sa ai i meshkujve. Ndër 34 vendet e OECD-së (Organisation for Economic Co-operation and Development), vetëm Gjermania e Zvicra janë në kundër tendencë, dmth meshkujt e diplomuar janë më të shumtë se sa femrat. Tendenca e dominimit ‘akademik’ të femrave nuk është krejt e re. Në vitin 2000, përqindja e femrave të diplomuara ka qenë 54. Ndërsa në vitin 2009 (është momenti i fundit, që janë marrë të dhëna të tilla), kjo shifër shkoi në 58%.
Moody’s: Dy banka me filiale në Shqipëri zbresin një shkallë më poshtë në besueshmëri
“Bloomberg Businessweek” njofton se agjensia e vlerësimit të kreditimit Moody’s ka ulur një shkallë më poshtë dy banka franceze për shkak të ekspozimit të tyre ndaj borxhit shtetëror grek. Credit Agricole u ul në vlerësim nga Aa1 në Aa2 ndërsa Societe Generale Aa2 në Aa3. Credit Agricole është banka “mëmë” e Emporiki Bank, me filial në Shqipëri. Ndërsa Societe Generale ka filialin e vet në Shqipëri, e njohur më parë si Banka Popullore.
P. Xhufi: Politika shqiptare është si një gropë septike
Historiani dhe ish-diplomati Pëllumb Xhufi, i dalluar për diatribat e tij publike në mbrojtje të interesit kombëtar (të vizioneve të veta kombëtariste, do thosh dikush tjetër), ka dhënë në të përditshmen Shekulli një intervistë, e cila vërtitet rreth fabulës së kabllogrameve.
Një konferencë e ngeshme "për qeverisje të mirë"
“Qeveria është e angazhuar me luftën zero tolerancë ndaj korrupsionit, nuk ka armik më të etur pwr njeriun e lirë se korrupsioni. Ai është fenomeni më negativ në shoqëri. Është përcaktues në suksesin e gjithë reformave të tjera. Asnjë reformë nuk mund të ketë një sukses pa një lufttë kundër korrupsionit, askush nuk është imun ndaj korrupsionit. Luftën kundër korrupsionit do e fillojmë nga vetja jonë”. Kush i ka thënë këto fjalë të futura në thonjëza? Kush thotë se “luftën e korrupsionit do ta fillojë nga vetja”? Ndonjë politikan që sapo ka fituar zgjedhjet?
Abuzimet seksuale, padi në Hagë për Papa Benediktin
Viktimat e abuzimeve seksuale nga klerikët e kishës katolike i kërkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve kundër Njerëzimit në Hagë që të hetojë Papa Penediktin dhe tre zyrtarë të lartë të Vatikanit me akuzën e lejimit të përdhunimit dhe abuzimit të fëmijëve. Lajmin e bën të ditur agjencia Reuters. Dy shoqata jo-qeveritare paditën Papën dhe zyrtarët katolikë për krime kundër njerëzimit sepse ata toleruan dhe mundësuan krime seksuale. Por, sipas Reuters-it, ka pak gjasa që Gjykata e Hagës ta marrë në shqyrtim një padi të tillë.
Opozita ka filluar të bëjë opozitën
Opozita ka filluar të bëjë opozitën. Me sa duket, e ka kapërcyer momentin e shock-ut pas masakrës elektorale të 8 majit. E nëse është kështu, shock-u post-elektoral kilometrik nuk është për t’u vajtuar. Përballë saj është një regjim që kontrollon gjithçka, e për këtë arsye duhet filluar me denoncimin. Denoncimi mund të bëhet kudo, në gazeta, në ekrane televizionesh, on-line e off-line, por është ndryshe kur e bën në parlament. Ka tjetër impakt kur e bën aty.
Republikanët në debat: kush s’ka pará të kurohet, le të vdesë!
Të hënën në mbrëmje ish një debat në CNN midis kandidatëve republikanë për postin e Presidentit, që drejtohej nga gazetari i njohur Wolf Blitzer. Nga fundi i programit, iu bë një pyetje hipotetike kandidatit Ron Paul, congressman i Teksasit. “Çfarë do t’i thoshit një 30 vjeçari, që është i sëmurë, që është në koma, por që nuk ka bërë siguracionin shëndetësor, ngaqë gjithë kohën ka qenë me idenë, se ai është i ri, i shëndetshëm, e se nuk ka për të ardhur një ditë që mund të ketë nevojë për shërbime spitalore?