Kompania gjermane fiton gjyqin për shnapsin ‘Fuck’

Postuar në 14 Shtator, 2011 16:38

Një kompani gjermane ka fituar një gjyq që i lejon të regjistrojë si trademark një fjalë të ndyrë, emrin e së cilës do të mbajë edhe shnapsi i prodhuar prej saj. Bëhet fjalë për ‘Ficken’, ekuivalenten gjermane të së shumënjohurës së anglishtes ‘Fuck’. Ky term do të jetë i mbrojtur ligjërisht si trademark dhe së shpejti lloje të ndryshme pijesh alkoolike do të kenë në etiketë emrin ‘Ficken’. Sipas revistës gjermane ‘Der Spiegel’, frekuentuesit e bareve në Gjermani mund të ndihen disi të sikletosur kur të kërkojnë një shnaps ‘Ficken’, por ligji do të jetë në anën e pronarëve. Të martën Gjykata Federale e Patentave vendosi që fjala ‘ficken’ të ketë patentën e saj.

Firma gjermane e prodhimit të pijeve alkoolike EFAG Trade Mark Company e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë të Patentave pas përpjekjeve të saj të dështuara për ta regjistruar emrin ‘Ficken Schnapps’ me Zyrën e Patentave dhe Llojeve të Gjermanisë. Zyra e Patentave kishte refuzuar me vendosmëri të regjistronte emrin sikletosës si trademark me argumentin se ishte shoqërisht ofensive të shisje mallra nën këtë emër. Pas triumfit ligjor, EFAG do të ketë nën pronësi llojin ‘Ficken’ një linjë që do prodhojë rroba, ujë mineral, lëngje frutash por edhe pije alkoolike, shkruan Der Spiegel.  

 L.A.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.