Moody’s: Dy banka me filiale në Shqipëri zbresin një shkallë më poshtë në besueshmëri

Postuar në 14 Shtator, 2011 05:30

“Bloomberg Businessweek” njofton se agjensia e vlerësimit të kreditimit Moody’s ka ulur një shkallë më poshtë dy banka franceze për shkak të ekspozimit të tyre ndaj borxhit shtetëror grek. Credit Agricole u ul në vlerësim nga Aa1 në Aa2 ndërsa Societe Generale Aa2 në Aa3. Credit Agricole është banka “mëmë” e Emporiki Bank, me filial në Shqipëri. Ndërsa Societe Generale ka filialin e vet në Shqipëri, e njohur më parë si Banka Popullore.  

Bankat franceze janë të parat në Europë në ekspozimin ndaj borxhit shtetëror grek, gjë që e rrit probabilitetin për një falementimi të mundshëm. Sipas autoritetit europian bankar, “Societe General” ka një ekspozim ndaj borxhit të qeverisë greke me një shifër prej 6.6 miliardë eruo, ndërsa “Credit agricole” me 27 miliardë eruo. Aksionet e së parës kanë rënë 55% gjatë këtij viti në Bursën e Parisit dhe të së dytës kanë rënë 46%.

Në lidhje me këtë situatë, pritet që kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi të takohen të mërkurën me kryeminsitrin grek Jorgo Papandreu, për të diskutuar lidhur me përgjegjësinë dhe frikën e dështimit të qeverisë helene për zgjidhjen e problemit të borxhit.

Gjatë një interviste Merkel dha sërish alarmin se, nëse nuk zgjidhet kriza në Greqi, ka rrezik për përhapjen në vendet e tjera. Sipas saj, në rast se nuk pengohet me çdo kusht një paaftësi e pakontrolluar pagese e Greqisë, rreziku i përhapjes së problemit në vende të tjera është shumë i madh.

“Ne duhet të pengojmë gjithçka, që sjell procese kaotike në fushën e euros. Prandaj Greqia duhet t`i plotësojë kushtet, që i janë vënë, të cilat u diskutuan edhe nga e ashtuquajtura troika, pra nga FMN, Banka Qëndrore Europiane dhe Komisioni i BE së bashku” ka theksuar Merkel.

E.Z.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.