Arkiv-Lajme

Preç Zogaj: Shqipëria nuk e merr statusin e vendit kandidat

Postuar në 08 Shtator, 2011 09:15

Preç Zogaj në një opinion të botuar sot në të përditshmen ‘Shekulli’, shprehet pesimist për premisën e afërt europiane të Shqipërisë. Publicisti i njohur e thotë shkoqur se shanset që Shqipëria të marrë, në fund të këtij viti, statusin e vendit kandidat për në BE, “janë të pakta, për të mos thënë zero”.

Demokracia në Shqipëri është në grahmat e fundit

Postuar në 08 Shtator, 2011 05:26

Dimitar Bechev është një zyrtar i lartë i Brukselit, e në të njëjtën kohë një ekspert i çështjeve europiane e ballkanike. Ai ka shkruar një artikull për gazetën online euobserver.com, e cila mbulon politikat e BE-së, e më konkretisht të drejtat e njeriut, transparencën e qeverisjeve, betejat kundër korrupsionit, etj. Artikulli i dedikohet Shqipërisë, dhe mesazhi përcillet qysh në titull: Demokracia në Shqipëri po vdes me sot, me nesër. Kuptohet pra që shkrimi është shumë kritik. Ja disa nënvizime të tij, të cilat po i perifrazojmë:

Berisha i bën Fazlliçit “një mbrojtje pasionante”.

Postuar në 07 Shtator, 2011 23:49

Në një kabllogram të datës 5 nëntor të vitit 2008, përshkruhet takimi që kryeministri Berisha ka patur me amerikanin Stuart E. Jones, zëvëndësndihmës i sekretarit shtetit, në prani të ambasadorit John Withers. Kabllogrami është hartuar nga ky i fundit, i cili dëshmon në vijimësi për përshkrime të ngjyrosura, për fraza të përpunuara në pikëpamje stilistike e për forcë vëzhguese që bie në sy. Aty thuhet se Berisha ka shpjeguar “zbehtas” sulmet që bënte ato kohë ndaj Kryeprokurores Ina Rama.

Gati 40% e europianëve kanë çrregullime mendore

Postuar në 07 Shtator, 2011 18:08

Në foton që shoqëron këtë shkrim (siç është bërë zakon me të gjitha lajmet e shkrimet në respublica.al) jepet paraqitja grafike e të dhënave të një studimi të kryer prej një grupi autorësh, të drejtuar nga profesori i Universitetit Teknik të Drezdenit, Hans-Ullrich Wittchen. Studimi është publikuar në periodikun shkencor European Neuropsychopharmacology.

Duaje Shqipërinë siç do Amerikën

Postuar në 07 Shtator, 2011 10:42

Një prej kabllogrameve të ambasadës amerikane i cili trajton edhe perceptimet e shqiptarëve për Amerikën, gjen një mënyrë origjinale për të përshkruar raportin mes dy vendeve. Një DJ popullor i emisioneve të mëngjesit këtu në Shqipëri, shkruhet në kabllogram, e fillon show-n e tij me sloganin “duaje Shqipërinë siç doni Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Kënga më e shpifur e viteve ‘90? Barbie girl

Postuar në 07 Shtator, 2011 10:37

Javën e shkuar revista amerikane Rolling Stone bëri një sondazh me lexuesit e saj duke u kërkuar të votojnë për këngën më të keqe të viteve ’90. Në krye të listës doli kënga e grupit Aqua "Barbie Girl." E shkruar nga një grup danez i rrymës dance-pop, “Barbie Girl” është një këngë kontroversiale. Shumë njerëz u ndjenë të fyer nga portretizimi i një gruaje si kukull plastike e burrit e cila i lutet “më zhvish ku të duash”. Të tjerëve u pëlqente klipi parodik që e kalonte masën dhe tingulli i çuditshëm i kësaj kënge.

Cilat janë ekonomitë më kompetitive të botës?

Postuar në 07 Shtator, 2011 10:10

“Ekonomia më kompetitive në botë është ajo zvicerane”, kanë deklaruar sot nga Forumi Ekonomik Botëror, me seli në Gjenevë të Zvicrës. Ky forum që organizon mbledhje të vetat në janar të çdo viti, në Davos (një fshat i Zvicrës i zhytyr me maleve e luksit), në të cilat ftohen të marrin pjesë personalitete të rëndësishme nga fusha e politikës, kulturës, ekonomisë, etj, e ka nxjerrë vendin mikpritës të aktiviteteve të veta për herë të tretë në vend të parë në klasifikimin e vendeve me ekonomi kompetitive.

Kontroll faktesh: Bumi berishian i eksporteve

Postuar në 07 Shtator, 2011 07:33

Rritja e eksporteve është tregues kryesor i modelit të suksesshëm të ekonomisë shqiptare. Kështu është shprehur sot Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku ka analizuar gjerësisht ekonominë e vendit.

Në Kosovë vijon të debatohet mbi rolin e fesë

Postuar në 07 Shtator, 2011 06:09

Në një lajm të para disa ditëve, ne të respublica-s u përpoqëm të sillnim në mënyrë të ndrojtur jehohën e një debati që po bëhet në Kosovë lidhur me edukimin fetar në shkolla. Ky debat vijon edhe sot e kësaj dite atje. Madje, me tone të forta e tek-tuk virulente.

Fahri Balliu, botues, gazetar, biznesmen, spin doctor

Postuar në 07 Shtator, 2011 04:29

Kabllogrami është i datës 17 prill 2009, dhe në të thuhen gjëra që shtypi shqiptar nuk para i ka vënë re. Përmendet mes të tjerash Fahri Balliu, gazetar, botues, dhe njeri shumë i afërt e kryeministrit të vendit. Vajza e tij, Henris Balliu, është pronare e një kompanie, dhe tok me Mihal Delijorgjin, “kanë nisur në mënyrë ilegale ndërtimin e fabrikës së demontimit në Gërdec në prill të vitit 2007, muaj përpara se Këshilli i Ministrave të jepte aprovimin zyrtar për kompanitë private (përfshi Albademilin e Delijorgjit) për t’u përfshirë në demontim”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme