Cilat janë ekonomitë më kompetitive të botës?

Postuar në 07 Shtator, 2011 10:10

“Ekonomia më kompetitive në botë është ajo zvicerane”, kanë deklaruar sot nga Forumi Ekonomik Botëror, me seli në Gjenevë të Zvicrës. Ky forum që organizon mbledhje të vetat në janar të çdo viti, në Davos (një fshat i Zvicrës i zhytyr me maleve e luksit), në të cilat ftohen të marrin pjesë personalitete të rëndësishme nga fusha e politikës, kulturës, ekonomisë, etj, e ka nxjerrë vendin mikpritës të aktiviteteve të veta për herë të tretë në vend të parë në klasifikimin e vendeve me ekonomi kompetitive.

Në vend të dytë ka dalë Singapori. Vjet ishte Suedia në vend të dytë, por këtë herë ka kaluar në vend të tretë. Finlanda është ngjitur në vendin e katërt (vjet finlandezët kanë qenë të shtatët). Në vend të pestë është ekonomia amerikane, e cila pritej të zbriste ndonjë shkallë për shkak të krizës së deficitit e të papunësisë. Por mbahet si vendi me kompani të shquara në fushën e inovacionit, me universitete të shkëlqyera, me tregun fleksibël të punës, etj. Gjermania vjen e gjashta. Pastaj vinë Hollanda e Danimarka. Japonia është e nënta, Britania e Madhe e dhjeta, Franca e 18-a. Ndër ekonomitë emergjente dallohet Kina (26), Brazili (53), India (56), dhe Rusia (66.

Ka tri dekada që Forum i Zvicrës e bën këtë klasifikim në mënyrë autoritare.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.