Arkiv-Lajme

Leximet jashtë klase, adoleshentët shqiptarë të parët në botë

Postuar në 06 Shtator, 2011 11:22

Pesëmbëdhjetë vjeçarët shqiptarë, sipas një studimi të fundit të OSBE-së të trajtuar nga londinezja The Telegraph, janë në ballë të vendit kur vjen puna te leximet jashtë klase. Përveç shqiptarëve, në krye të listës janë edhe nxënësit nga Kazakistani, Kina, Tajlanda  ku, më shumë se 90 përqind e 15 vjeçarëve thonë se lexojnë jashtë klase sepse “u pëlqen ta bëjnë këtë”.

Universitetet më të mira të botës janë në SHBA e Angli

Postuar në 06 Shtator, 2011 10:11

Cili është universiteti më i mirë në botë? Nuk ka ndonjë befasi në këtë mes. Është  ai i Cambridge-it. I Cambridge-it në Angli. Në vend të dytë është po Cambridge-i, e mos kujtoni se është lojë fjalësh. Është fjala për universitetin e qytetit tjetër me të nëjjtin emër, por këtë herë në Massachusetts, SHBA. Universiteti amerikan njihet me emrin e Harvard-it. Pastaj vjen Massachusetts Institute of Technology (MIT), ose thënë në shqip Instituti i Teknologjisë në Massachusetts. Në vend të katërt mbetet sërish një universitet amerikan, ai i Yale-it.

Skandali “Olldashi” është lakror me shumë petë

Postuar në 06 Shtator, 2011 06:18

Numri i sotëm i të përditshmes Panorama kish në fokus një scoop të fortë lidhur me ministrin Olldashi, i cili, sipas kësaj gazete, ka lëshuar një urdhër, me anën e të cilit i jep të drejtën monopol kompanisë Albanian Telecommunications Union për të përdorur të gjitha rrugët kombëtare për shtrirjen e fibrave optike, të cilat do të përdoren për kalimin e të dhënave dixhitale, si p.sh. internet, telefoni fikse ose celulare, dhe televizion. Kjo e drejtë monopol i jepet për 40 vjet.

Një ish-kryeministër gjykohet për neglizhencë të skajshme

Postuar në 06 Shtator, 2011 05:16

Geir Haarde, ish-kryeministri i Islandës u përball dje me gjykatën speciale që mund të gjykojë kryeministrat ose ish-kryeministrat në atë vend, për t’u mbrojtur ndaj akuzës për neglizhencë të skajshme gjatë ushtrimit të detyrës. Në fund të vitit 2008, kur Haarde ishte kryministër, bankat kryesore të Islandës falimentuan, si rezultat i spekullimeve të mëdha që kishin bërë në tregun ndërkombëtar të letrave me vlerë. Si rrjedhojë, shumica e islandezëve të thjeshtë humbën depozitat që kishin bërë në bankat e tyre.

Opozita “konstruktive” po shpërblehet me mbështetje ambasadorësh

Postuar në 06 Shtator, 2011 04:58

Ka një optimizëm të lehtë në ajër lidhur me stinën politike, që filloi dje me përurimin e sesionit të ri parlamentar. Ky optimizëm është mbjellë nga interpretimi që i është bërë, sidomos prej ambasadorëve, vendimit të opozitës për t’u rikthyer në parlament e për të ndjekur një linjë “konstruktive”. Rama e të vetët presin që të shpërblehen për këtë sjellje me mbështetjen e diplomacisë perëndimore, gjë që u ka munguar këto kohë dhe i ka penalizuar në garën me Berishën.

Berisha: Shqipëria vend i zhvilluar në 2017-ën!!!

Postuar në 05 Shtator, 2011 13:17

Fjalimin e tij të parë në sesionin e ri të Kuvendit të Shqipërisë Berisha e filloi me premtimin se kjo mazhorancë do ta bëjë Shqipërinë vend të zhvilluar në vitin 2017. Sipas PNUD-it, vende të zhvilluara konsiderohen ato që renditen në 43 vendet e para të listës që i rendit ato në bazë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor. Ky indeks ndërtohet duke ponderuar treguesit e të ardhurave për frymë, jetëgjatësisë, arsimimit, nivelin të varfërisë, etj. Aktualisht, vendin e 43-të në këtë listë e zë Bahamas, që ka mbi 24.000 dollarë të ardhura për frymë.

ABC, intervista ekskluzive të Jackie Kennedy me historianin Schlesinger

Postuar në 05 Shtator, 2011 12:27

Rrjeti televiziv amerikan ABC do të transmetojë disa intervista ekskluzive me Jacqueline Kennedy më 13 shtator. Sipas Associated Press shikuesit do të dëgjojnë nga ish-zonja e parë e Amerikës një bisedë me historianin Arthur Schlesinger Jr. rreth jetës në Shtëpinë e Bardhë. Intervistat do të rrotullohen te raporti i saj me të shoqin, Presidentin amerikan John F. Kennedy. Incizimet e këtyre bisedave qenë bërë pak muaj pas vrasjes së Presidentit Kennedy në vitin 1963, por ato u mbajtën të arkivuara deri më tash.

Të reja që mësuam nga Wikileaks: Withers i paanshëm

Postuar në 05 Shtator, 2011 12:19

John Withers ka qenë ndoshta ambasadori më kontroversial i periudhës së tranzicionit në Shqipëri. Ai është parë nga e djathta si mbështetës i hapur i Edi Ramës e socialistëve, ndoshta në një shkallë të tillë që komunistët shihnin ambasadorin Rajerson si mbështetës të demokratëve në fillimvitet ’90. Por teksti i kabllove diplomatike të ambasadorit amerikan të lë kuptosh se ai ka qenë i barazlarguar nga palët. Të paktën në raportimet për Departamentin e Shtetit.

Kontroll faktesh: “Çështja morale” e Lubonjës

Postuar në 05 Shtator, 2011 06:41

Në një opinion të botuar sot në gazetën “Panorama”, Fatos Lubonja argumenton se  vetëm rifitimi i kredibilitetit moral të humbur mund ta bëjë opozitën të kapërcejë disavantazhet që i krijon pushteti i rritur manipulativ i maxhorancës, tani që ajo ka në dorë edhe Tiranën. Sipas Lubonjës, pa zgjidhur “çështjen morale” brenda saj, PS-ja nuk mund të fitojë.

Inspektoriati i kontrollit të territorit dhe territori që kontrollohet nga të tjerë

Postuar në 05 Shtator, 2011 05:42

Ka një institucion që quhet Inspektoriati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, i cili ka për detyrë të ushtrojë kontrollin mbi respektimin e normave, standardeve dhe legjislacionit në fushën e ndërtimit, urbanistikës dhe rezervave ujore, në të gjithë territorin e vendit, Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, kreu i këtij Inspektoriati, Gëzim Dauti, na bën me dije, se “puna e disa inspektoriateve urbanistikë lokalë lë shumë për të dëshiruar”, se “inspektoriatet e bashkive e komunave të bregdetit, ndonëse janë të kompletuara me personel, nuk janë në lartësinë e detyrës”, dhe se “ndërtimet pa l

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme