Arkiv-Lajme

Jemi gati për një Kod të ri Rrugor?

Postuar në 12 Shtator, 2011 02:16

Pritet të futet në iter-in parlamentar projekti i Kodit të ri Rrugor të Republikës së Shqipërisë, miratimi i të cilit kërkon 84 vota. Synohen masa të forta shtrënguese ndaj atyre që do të shkelin e dhunojnë rregullat e qarkullimit nëpër rrugë. Ja disa sanksione, që parashikohen në këtë Kod:

Amerika, dhe bota, përkujton 11 shtatorin

Postuar në 11 Shtator, 2011 11:51

Të gjitha site-et online, gazetat, televizionet e agjencitë e informacionit janë fokusuar sot gjatë gjithë ditës tek përkujtimi i 10 vjetorit të sulmit terrorist mbi SHBA-të. Alarmi mbi akte të mundshme terroriste, që u dha nga strukturat e sigurisë dhe u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë para disa ditësh nuk mundi të shkurajonte mijra qytetarë të New Yorkut, e të Washingtonit në vendimin për të marrë pjesë në këtë ngjarje. Në qendër të vëmendjes ka qenë çifti presidencial Barack e Michelle Obama, por krah tyre kanë qenë dhe George W.

Morti i gjyqtarit; mungesa e krerëve të shtetit përforcon pistën e vrasjes për pronën

Postuar në 11 Shtator, 2011 07:18

Krerët e lartë të shtetit, por edhe kryetari i opozitës Edi Rama, nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore për gjyqtarin e vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi. As Presidenti Topi, as Kryeministri Berisha, por as Kryeparlamentarja Topalli nuk janë dukur në qytetin bregdetar i cili gjatë ditëve të fundit ka marrë hijen e Palermos. Shefi i qeverisë është shfaqur në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Vrapimit në Mal, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe ka marrë  një medalje nderi.

Jackie Kennedy: nuk më pëlqejnë katolikët

Postuar në 11 Shtator, 2011 07:03

Jackie Kennedy dyshonte te katolikët dhe besonte se shumë prej tyre kishin kompleksin e persekutimit. Ajo e zbuloi mospëlqimin e saj për ta në intervista që dha pak pas vrasjes së të shoqit, Presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy. Këto intervista janë pjesë e një libri të ri "Jacqueline Kennedy: Biseda historike mbi jetën me John F. Kennedy," nga një ish-këshilltar i Kennedy-t, njëkohësisht historian, Arthur M. Schlesinger Jr.

Një hap tjetër drejt integrimit në BE

Postuar në 11 Shtator, 2011 06:00

Stefan Füle, Komisioneri i BE-së për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, përgëzoi klasën politike malazeze për kompromisin e arritur në lidhje me ligjin për arsimin. Partitë opozitare serbe e kishin bllokuar integrimin europian, sepse kishin kushtëzuar reformën elektorale me ndryshimin e ligjit për arsimin - ato kërkonin që serbishtja të jetë gjuhë zyrtare. Në kompromisisn e arritur, si malazishtja dhe sërbishtja do të jenë gjuhë zyrtare, megjithëse fare pak ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Një shqiptaro-amerikan akuzohet për terrorizëm xhihadist

Postuar në 10 Shtator, 2011 11:53

 

Agron Hasbajrami, një shtetas shqiptar me rezidencë në SHBA, është akuzuar zyrtarisht të premten për terrorizëm. Sipas padisë, ai u arrestua në 6 shtator në aeroportin ndërkombëtar të New York-ut, tek po nisej për në Pakistan, për t’iu bashkuar një celule terroriste.   

Ngjarja e Vlorës e parë me sytë e gazetave

Postuar në 10 Shtator, 2011 04:55

Të përditshmet e sotme ishin fokusuar më së shumti, gjë që pritej, tek ngjarja e Vlorës. Kjo ngjarje ka thëthitur vëmendjen e medias për më shumë se një arsye. Së pari, ishte një krim i stilit të egër e mafioz; autorët kishin vendosur tritol në makinën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi të projektuar për të qenë viktimë. Së dyti, ngjarja ndodh në mes të Vlorës, një prej qyteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Bie fuqia kompetitive e ekonomisë sonë

Postuar në 10 Shtator, 2011 04:25

Biznesi shqiptar po kalon një periudhë të vështirë. Prodhimet shqiptare rezultojnë të jenë me një kosto të lartë. Të gjitha kategoritë janë prekur prej këtij problemi. INSTAT-i thotë, sipas gazetës Shqip, që kostoja e këtyre prodhimeve është rritur me 3% në raport me vitin e kaluar. Vetëm sektori i ndërtimit duket se i ka shpëtuar këtij trendi, që e bën ekonominë shqiptare më pak konkuruese në tregun global. Ndërsa sektorët e tjerë, duke filluar me industrinë e rëndë nxjerrëse, janë duke vuajtur pasojat.

Ekzekutimi i gjyqtarit ka tronditur opinionin publik

Postuar në 09 Shtator, 2011 15:49

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Vlorë, ku gjeti vdekjen gjyqtari 33 vjeçar Skerdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve, ka shock-uar gjithë opinionin publik. Nuk ishte vetëm mënyra e ekzekutimit që i bënë (kanë telekomanduar shpërthimin e një eksplozivi të vendosur në makinën e tij), por edhe fakti që ish gjyqtar, që e shkaktojnë këtë tronditje. E për këtë arsye, të parët që janë tronditur janë gjyqtarët e Republikës. Shqipëria e viteve të fundit ka gëluar nga kriminaliteti, por atentatet e sulmet vrastare mbi gjyqtarët kanë qenë të rralla.

Në vitin 2030 Kina do të jetë superfuqia ekonomike e botës

Postuar në 09 Shtator, 2011 11:47

Në një libër të shkruar nga Arvind Subramanian i institutit ‘Peterson Institute for International Economics’ mbrohet ideja se Kina do të marrë primatin në ekonominë botërore shumë më shpejt se sa e mendojmë. Ritmet e tyre të rritjes nuk do të jenë gjithë kohën këto të sotmet, por kjo s’do ta pengojë vendin e madh aziatik që në vitin 2030 të zërë në ekonominë planetare po atë  vend që kanë pasur SHBA-të në vitin 1973, apo një vend më të madh se sa ai që ka patur Britania e Madhe në shekullin e XIX-të, saktësisht në vitin 1870.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme