Një shqiptaro-amerikan akuzohet për terrorizëm xhihadist

Agron Hasbajrami, një shtetas shqiptar me rezidencë në SHBA, është akuzuar zyrtarisht të premten për terrorizëm. Sipas padisë, ai u arrestua në 6 shtator në aeroportin ndërkombëtar të New York-ut, tek po nisej për në Pakistan, për t’iu bashkuar një celule terroriste.
Hasbajrami kishte shkëmbyer e-maile me një kontakt në Pakistan, që sipas FBI-së ishte dikush që kishte marrë pjesë në aksione të dhunshme luftarake, në të cilat ishin vrarë ushtarë amerikanë. Në e-mailat e tij Hasbajrami kishte thënë se deshte të “martohej me virgjëresha në parajsë”. Gjithashtu ai kishte dërguar më se 1000 dollarë për të mbështetur veprimtari terroriste. Në shtëpinë e tij u gjet ky shënim pas arrestimit: “Mos prisni për invasion; kësaj here është koha për martirizim.”
Në qoftë se shpallet fajtor, Hasbajrami mund të dënohet deri në 15 vjet burg.
E.Z.
Comments
Sot ishte nje artikull tek
<p>Sot ishte nje artikull tek New York Times per kete trapin-</p>
Epo ai nuk ranen dardhe
<p> Epo ai nuk ranen dardhe kur lindi por nen gorrice...</p>
Add new comment