Arkiv-Lajme
Elis Guri, “tradhtari” që bëhet kampion bote për Bullgarinë
Mundësi shqiptar, shkodrani 28 vjeçar Elis Guri, është shpallur kampion bote për… Bullgarinë. Në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Turqi shkodrani ka fituar titullin kampion bote në mundje klasike në peshën 96 kilogramë. Guri e la Shqipërinë për Bullgarinë në vitin 2008 dhe dy vite më vonë ekipi ballkanik i siguroi pasaportë bullgare duke e bërë nënshtetas. Guri përfaqësoi bullgarët në Kampionatin Botëror të Turqisë duke u dhënë atyre medaljen e artë.
Zbulohet super-Toka; astronomët mendojnë se është e jetueshme
Astronomët shpallën dje (të hënën) zbulimin e 50 planeteve të rinj që u vijnë rrotull yjeve përtej Diellit, përfshirë këtu edhe një që ata e quajtën super-Toka. Kjo e fundit ka një distancë të tillë nga ylli i saj, gjë që ngjall shpresa për rezerva ujore. “Nëse jemi me fat ky planet mund të jetë i jetueshëm ashtu si dhe Toka”, tha Lisa Kaltenegger e Max Planck Institute for Astronomy në Heidelberg të Gjermanisë. Planeti i pagëzuar HD85512b, i vjen rreth një ylli të portokalltë diçka më të vogël e më të ftohtë se Dielli ynë; rreth nja 36 vite dritë larg tij.
Pronat e gjyqtarit të vrarë; hidhet njëfarë drite mbi “palën tjetër”
Dje kishim ngritur në këtë faqe pyetjen se cila ishte “pala tjetër” që përmendej nga mediat, kur konsideronin një gjyq për pronat në Gjirin e Lalzit si një nga konfliktet që mund të kishte sjellë ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi (http://www.respublica.al/artikuj/2011/9/12/pronat-e-gjyqtarit-te-vrare-kush-eshte-pala-tjeter). Sot gazetat “Mapo” dhe “Tema” përpiqen t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.
George W. Bush tregon momentin më të tensionuar të jetës
Të dielën e shkuar, televizioni amerikan HBO transmetoi një dokumentar me rastin e 10 vjetorit të sulmit terrorist mbi SHBA-të, që amerikanët, duke e lidhur me datën 11 shtator, e quajnë shkurt 9/11. Pjesë e këtij dokumentari ishte dhe një intervistë me ish-presidentin George W. Bush, të cilit, në përgjigje të një pyetjeje, iu desh të nxirrte në shesh momentin më të tensionuar të dy mandateve presidencialë të kaluara në Shtëpinë e Bardhë.
Pronat e gjyqtarit të vrarë; kush është pala tjetër?
Të përditëshmet shkruanin sot për një padi të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi kundër palës tjetër në konfliktin për pronat në Gjirin e Lalzit. Sipas gazetës MAPO, i ndjeri pat hedhur në gjyq ‘palën tjetër’ për mungesa dhe falsifikime të dokumentacionit. Edhe në gazeta të tjera më parë është folur për ‘palë të tjera’ që më pas erdhën e u bënë ‘pala tjetër’. Kjo pas rënies së pistës së parë dhe që dukej edhe më e mundshmja duke ditur profilin e punës së viktimës ‘vrasje për shkak të detyrës’. Megjithatë, ‘pala tjetër’ edhe pse përmendet si entitet ende nuk ka një emër.
Vizitë e vonuar, këshilla “da manuale”
“Panorama” risulmon Olldashin, opozita hesht...
Edhe sot, gazeta “Panorama” i rikthehet temës së përditshme mbi kontratën ekskluzive që ka nënshkruar Sokol Olldashi me një kompani shqiptare për shtrimin e kabllove optike të internetit. Gazeta ka pyetur zyrtarisht Autoritetin e Konkurrencës, për të parë nëse ishte shkelur Ligji për “Mbrojtjen e Konkurrencës” me nënshkrimin e kontratës . Dhe ja përgjigja që ka marrë: “Autoriteti i Konkurrencës është përgjegjës për mbrojtjen e konkurrencës në treg.
Dita e parë e shkollës pothuajse e harruar
Të përditshmet tona kishin bërë sot një zgjedhje të diskutueshme editoriale: kishin lënë pas dore lajmin e ditës së parë të shkollës për sezonin 2011-2012. Ndër gazetat e rëndësishme, vetëm tre ishin ndalur në faqet e brendshme tek ky argument, dhe dy prej tyre i kishin kushtuar jo më shumë se gjysmë faqe. Asnjë titull në faqe të parë nuk të çonte tek kjo ngjarje e rëndësishme nacionale.
SHIK-asi Ilir Kumbaro, 15 vjet me asistencë sociale në Britani
“Daily Mail” raporton mbi seancën më të fundit për ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Britania në Shqipëri. Edhe kjo seancë dështoi sepse kolegji i Gjykatës së Lartë Shqiptare që do aprovonte kërkesën e ekstradimit “nuk pati kuorumin e nevojshëm”. Pritet që ky kolegj të mblidhet përsëri në nëntor ose dhjetor.
Arjan Konomi: Mafia bëri një provë force
Një reagim në të nxehtë, me fjalë të tjera menjëherë pasi i morën jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ka ardhur nga një kushëri i afërt i viktimës, gazetari Arjan Konomi. Arjani ka shkruar diçka dhe ua ka dërguar të përditshmeve shqiptare, të cilat e kanë publikuar o në mënyrë integrale, o të shndërruar në një lajm me referime nga shkrimi. Edhe Arjani u mbahet dy pistave të hamendësuara deri më tani nga shumë drejtime: 1. Vrasje për shkak të detyrës, dhe 2. Vrasje për shkak të pronave (kështu është emërtuar).