Vizitë e vonuar, këshilla “da manuale”

Kanë mbërritur në Tiranë – ishim njoftuar prej ditësh për këtë gjë – ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, dhe ai i Greqisë, Stavro Llambrinidis. Është një vizitë që synon ngritjen e urave të dialogut mes palëve të politikës shqiptare dhe përafrimin e qëndrimeve të tyre, s’ka gjë se të dy diplomatët e rëndësishëm të Europës synuan ta zgjeronin objektivin e kësaj vizite shumë më tepër se sa kaq. Nuk dihet ç’është biseduar kokë më kokë në takimet me të zotët e shtëpisë, Topin, Berishën, Ramën, por gjasat janë që të jenë shprehur po ato mendime që ata nyjëtuan në përfundim të këtyre takimeve, në një konferencë të përbashkët për shtypin. Është fjala për qëndrime cliché, si “integrimi është një objektiv për shumicën dërrmuese të popullit”, ose “ne jemi mbështetës të përzemërt të Shqipërisë dhe të ardhmes europiane”, ose “mesazhi që duam të përcjellim është nevoja e bashkimit kombëtar në rrugën drejt Europës”, ose “Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të plotësojë kërkesat e BE-së”, ose “rruga drejt BE-së është e vështirë, ka nevojë për përgatitje rigoroze, bashkëpunim mes forcave politike”, ose “e rëndësishme është që opozita dhe mazhoranca të bëjnë ç’është e mundur të ketë një funksionim normal të parlamentit”, etj, etj.
Nuk kuptohet mirë, pse këta ministra nuk erdhën kohë më parë, kur kriza politike ishte në pikun e vet, por parapëlqyen këtë moment, kur opozita ka adoptuar një qasje vendosmërisht “konstruktive e institucionale”.
E.G.
Comments
Keta qyqare (e vecanerisht
<p>Keta qyqare (e vecanerisht Fratini) duket se jane ketu me teper per te mbeshtetur edhe nje here Bishen dhe aferat e tyre te dyshimta (apo ofertat e turpshme qe ka bere ky dallkauk) ne kurriz te shqiptareve dhe Shqipersie. Nuk kemi cpresim prej tyre. Ky regjim mesa duket do te marre fund vete kur te jene shterur/vjedhur plotesisht financat e vendit ose nese fillojne te hane njeri tjetrin pikerisht duke u perpjekur te vjedhin kush me shume ate pak qe nga ngelur pa u zhvatur. </p>
Diplomacia europiane, e cila
<p style="text-align: left; ">Diplomacia europiane, e cila pa diskutim e do shume Shqiperine, pothuaj hapur ka vendosur te na jap statusin e vendit kandidat . Njelloj si me pranimin ne NATO, standartet per te mund te plotesohen me vone . Ose fundja mjafton qe opozita te firmos nje marreveshje me qeverine e Saliut, zbatimin e pikave te marreveshjeve do ta beni vete ( fundja do te ndihmoj Meta, Jozefina , mbase dhe Topi ) ndersa ne do te ju mbikqyrim.Hajde perralla me mbret, hajde; dhe me gojen e Fratinit, Saliu hodhi kocken e pare - opozita te mare Avokatin e Popullit . Hajde tallje, hajde !</p>
Add new comment