Jackie Kennedy: nuk më pëlqejnë katolikët

Jackie Kennedy dyshonte te katolikët dhe besonte se shumë prej tyre kishin kompleksin e persekutimit. Ajo e zbuloi mospëlqimin e saj për ta në intervista që dha pak pas vrasjes së të shoqit, Presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy. Këto intervista janë pjesë e një libri të ri "Jacqueline Kennedy: Biseda historike mbi jetën me John F. Kennedy," nga një ish-këshilltar i Kennedy-t, njëkohësisht historian, Arthur M. Schlesinger Jr. Gjatë këtyre bisedave Jackie Kennedy komenton mbi natyrën dyshimtare të vjehrrës së saj Rose Kennedy, një katolike e devotshme e cila, sipas saj, gjithmonë kërkonte të dinte nëse dikush ishte katolik apo jo. Ajo shfaqi mospëlqim edhe për Martin Luther King-un, liderin e lëvizjes së të drejtave të njeriut, pas komenteve të tij në funeralin e JFK-së. Në intervistat me Schlesinger ajo e quan atë “hileqar” dhe “fals” pasi mori vesh se FB-jaI e kishte incizuar duke bërë seks.
L.A.
Add new comment