Kujtesë: Këtë në BURG e çoi gjykata, SPAK vetëm e arrestoi!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2025/02/veliaj1_2025_02_14_21.jpeg?itok=E33zM289)
Erion Veliaj ka kaq shumë avokatë. Që kanë të gjithë mundësinë të flasin, të shkruajnë, të flasin prapë e të shkruajnë sërish. Erion Veliaj sot përjeton inflacionin më të madh të jetës së tij: për të po bëhen thirrje që SPAK të shkrihet. Ky njeri e çoi jetën nën marzh inflacioni: mbeti gjithë kohës duke u përfolur për diçka që nuk ishte e tija.
Sot për Erionin për të cilin dikush tha se “do të të kërkojnë sërish” ka shkruajtur edhe Mero Baze. Baze ka gjetur denoncimin e Nesti Angonit dhe i ka hyrë me kokë për të dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një paçavure të pabesueshme që tanimë po vë në diskutim shtetin e së drejtës.
SPAK aty e SPAK këtu, për të na thënë se akuza nuk qëndron. Se kallëzimi është i pavërtetë, ndonëse dosja penale e përpunuar nga të dhënat e mbledhura nuk zihet në gojë.
Dhe më interesantja: nuk përmendet fakti se kërkesën e SPAK për masë arresti e konfirmoi Gjykata. Me Gjykatësin u morën një ditë dhe tani e lanë.
Baze na siguron që “Erioni nuk ka vilë” dhe vë në metër krahasim qëndrimin e SPAK në këtë rast me atë të Berishës. Se a mund të ketë shkrim sot pa pak Berishë brenda? Ka të mirën edhe kjo punë. Tani që në qarkullim nuk ka më as Berishë, as Lul as Ilir Meta për të mbajtur vijën me armikun e brendshëm, ka deformim të reformës. Dhe kështu trakt pas trakti reforma do të rinisë të bëhet sipas midesë së Bazes, Edit, apo Ylli Manjanit.
Ose do harrohet Lali e do vazhdohet si njësoj se edhe mund të shtohen akuzat, por edhe mund të ketë arrestime të tjera që e bëjnë Veliajn vetëm një nga të burgosuri e kompanisë së socialistëve të kapur me presh në dorë.
Comments
Ky I gjore nuk ka as vile dhe
Ky I gjore nuk ka as vile dhe bile. Edhe dasmen me Ajolen e beri me kursimet e mamase, packa se kushtoi miliona. Por mos te harrojme se Ajola e blen Bazen dhe Temen e tij vetem po te shesi breckat e saj te palara online, sic bejne Kardashian sisters.
I pari qe mund t'i bleje do te jete Dr Berisha me B Fevziun apo M Zeken e B Hadjicevicin.
Add new comment