Arkiv-Lajme

WikiLeaks, Pango, Top-channel, dhe një qyfyre me Topallin

Postuar në 05 Shtator, 2011 04:32

Në një intervistë të gjatë dy faqëshe në gazetën Mapo, të lajmëruar në faqe të parë me titullin “Kabllot për mua, thashetheme pazari”, Ylli Pango i rikthehet ngjarjes, që i dha një kthesë të fortë jetës e karrierës së tij, dmth përgjimit që Top-channel-i (Top Kanal, e quan ai) i ka bërë kohë më parë bisedës që ka bërë nga pozicioni i ministrit të Republikës me një vajzë të porositur për të bërë rolin e hallexheshës. Shkak është një përcaktor që diplomatët amerikanë (më saktë, ambasadori Withers) ia japin në një prej kabllogrameve.

Diplomatët amerikanë dinë të analizojnë

Postuar në 05 Shtator, 2011 04:01

Ambasada amerikane nuk ka munguar të regjistrojë faktin që, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Berisha nisi “një sulm të përqëndruar kundër institucioneve të shtetit shqiptar”. Dhe e ka shpjeguar këtë fakt në mënyrë analitike. Ish-ambasadori Withers ka rreshtuar më shumë se një arsye në këtë mes. “E para lidhet me zërat, se hetimet mbi ngjarjen e Gërdecit do të implikojnë djalin e tij”, thotë ai. Vini re: është momenti, kur përfshirjen e  djalit të kryeministrit në tragjedinë e Gërdecit e bazon tek zëra që flasin.

Të rejat që mësuam nga Wikileaks: 2-Qëndrestarët

Postuar në 04 Shtator, 2011 13:38

Pasi kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranë për Departamentin e Shtetit ‘rrodhën’ drejt publikut në sajë të Wikileaks-it, një prej pyetjeve të shumta, me siguri ka qenë: si do të reagojnë personazhet e tyre, domethënë politikanët shqiptarë. I pari ka qenë Sokol Olldashi i përmendur si ministër i lidhur me trafiqet në një telegram të ambasadës amerikane. Olldashi ka kërkuar verifikimin e autenticitetit të kabllogrameve të rrjedhura nga Wikielaks duke shtuar se ato nuk i ngjajnë me stilin shtetëror, sidomos të një shteti serioz si SHBA.

Të rejat që mësuam nga Wikileaks: 1-“Spiunët”

Postuar në 04 Shtator, 2011 13:35

Publikimi i kabllogrameve ose më saktë përkthimi i tyre dhe botimi në të përditshmet shqiptare është në ditën e tretë. Nga ai pus i errët shqiptarët kanë nxjerrë të etur kova plot me informacione që…i kanë ditur. Disa gjëra nuk i kanë ditur megjithatë: Kush janë informatorët ose, ashtu siç të përditshmet i kanë cilësua, duke i futur në thonjëza natyrisht, “spiunët”.

Shfaqja e parë komerciale në Amerikë e një filmi në gjuhën shqipe

Postuar në 04 Shtator, 2011 08:01

Gazeta “Los Angeles Times” njofton se filmi shqiptar “Falja e Gjakut”, me regji të Joshua Marston-iv dhe skenar të Andamion Murataj/Joshua Marston, do të shfaqet së shpejti në rrjetin amerikan të kinemave “IFC Films”. Pasi fitoi çmimin e parë për skenarin në Festivalin e Filmit të Berlinit, ky film u shfaq dje në festivalin e Telluride-s, në Kolorado. Pikërisht pas debutimit në këtë festival, u njoftua dhe shfaqja komerciale e filmit në rrjetin e kinemave “IFC Films”. Filmi do shfaqet në origjinal (shqip), me titra në anglisht.

Marubët, rapsodë të dritës; ekspozitë në Francë

Postuar në 04 Shtator, 2011 05:07

Një ekspozitë e titulluar  “L’âge d’or de la photographie albanaise: La dynastie Marubi et les rhapsodes de lumière 1858-1945” (Epoka e Artë e fotografisë shqiptare: Dinastia Marubi dhe rapsodët e dritës 1858-1945) do të hapet në Shtëpinë Europianë të Fotografisë nga data 5 tetor deri më 8 janar 2012. 

Olldashi “i dyshuar për kontrabandë droge”; flet për Bechtel-in

Postuar në 03 Shtator, 2011 05:54

Zyrtari i parë shqiptar, që merr mundimin të komentojë materialet e WikiLeaks-it lidhur me Shqipërinë, është Sokol Olldashi, për të cilin në një nga këto kabllograme thuhet se “është i dyshuar për kontrabandë droge”.  Nuk duhet shumë mend për të besuar që e ka urdhëruar Berisha ta bëjë këtë. Dhe e ka urdhëruar, me sa duket, të flasë për një çështje tjetër, ku ai vetë preket më shumë politikisht se sa personalisht, e jo për dyshimet e amerikanëve për përfshirje të tij në kontrabandën e drogës.

Shkëlzen Berisha dhe Gërdeci

Postuar në 02 Shtator, 2011 13:59

Kabllogrami sekret i Ambasadës Amerikane të Tiranës i datës 20 qershor 2008, i bërë publik së fundit nga WikiLeaks, përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat ajo i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Withers ka zhvilluar me Shefin e Shtabit, Luan Hoxha me kërkesë të këtij të fundit. “Në një klimë politike të nxehtë, shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme, përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit”, shkruhet në hyrje të kabllogramit.

Wikileaks: aktori Rama në zyrën e Withers

Postuar në 02 Shtator, 2011 10:13

Një kabllogram i “rrjedhur” në publik përmes Wikileaks-it informon rreth një takimi të kryetarit të Partisë Socilasite Edi Rama dhe ambasadorit amerikan John Withers në zyrën e këtij të fundit. “Rama ishte në pikun e tij aktoresk gjatë takimit – gjestet, shprehjet e fytyrës, interpretimet dramatike vokale”, shkruan Withers në kabllogramin për Departamentin e Shtetit.

WikiLeaks-i hedh online kabllogramet: t’i lexojë kush të dojë

Postuar në 02 Shtator, 2011 09:59

250 mijë dokumentat e Departamentit Amerikan të Shtetit, që kanë qenë prej kohësh në duart e botuesit e gazetarit australian, Julian Assange, tani janë në duart e gjithkujt. Assange ka marrë vendimin pas një “tradhëtie të gazetës the Guardian” të pretenduar nga ana e WikiLeaks-it. Sipas këtij site-i, një file që përmbante të gjithë database-in ishte bërë i aksesueshëm nga një gazetar i gazetës londineze, i cili ka bërë publik password-in në një libër të publikuar ca muaj më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme