Diplomatët amerikanë dinë të analizojnë

Postuar në 05 Shtator, 2011 04:01

Ambasada amerikane nuk ka munguar të regjistrojë faktin që, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Berisha nisi “një sulm të përqëndruar kundër institucioneve të shtetit shqiptar”. Dhe e ka shpjeguar këtë fakt në mënyrë analitike. Ish-ambasadori Withers ka rreshtuar më shumë se një arsye në këtë mes. “E para lidhet me zërat, se hetimet mbi ngjarjen e Gërdecit do të implikojnë djalin e tij”, thotë ai. Vini re: është momenti, kur përfshirjen e  djalit të kryeministrit në tragjedinë e Gërdecit e bazon tek zëra që flasin. “Së dyti, kryeministri shqiptar kërkon të forcojë pushtetin në duart e tij për shkak të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, të cilat – kjo lihet të nënkuptohet – ai mendon t’i fitojë edhe me ndihmën e këtyre institucioneve. “Së treti, ai mendon se, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e ka hipotekuar një mbështetje të mirë ndërkombëtare”, gjë që – ky merret me mend si përfundim – mund ta ketë inkurajuar në adoptimin e këtyre praktikave anti-institucionale.

 

Analizë e mirë, s’ke ç’thua. Duket se kanë lënë mënjanë veç një element: 1. Projekti për të sulmuar e marrë nën kontroll institucionet nuk fillojnë me Gërdecin; përkundrazi, janë një konstante e veprimtarisë së tij politike.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.