Marubët, rapsodë të dritës; ekspozitë në Francë
Një ekspozitë e titulluar “L’âge d’or de la photographie albanaise: La dynastie Marubi et les rhapsodes de lumière 1858-1945” (Epoka e Artë e fotografisë shqiptare: Dinastia Marubi dhe rapsodët e dritës 1858-1945) do të hapet në Shtëpinë Europianë të Fotografisë nga data 5 tetor deri më 8 janar 2012.
Shqipëria nuk është e njohur për kontributin e saj në historinë e artit të fotografisë, shkruan AMA (Art Media Agency). Megjithatë ekspozita kërkon të hedhë dritë mbi këtë formë të anashkaluar arti. Shtëpia Europiane e Fotografisë do të paraqesë imazhe që pasqyrojnë jetën një shekullore të këtij vendi, ku përzihen kultura europiane me ndikimet orientale.
Fotografia shqiptare filloi me Pietro Marubin, një emigrant italian që iu largua shtypjes politike në vendin e tij. Ai hapi studion e parë fotografike në Shqipëri në vitin 1858. Tre breza Marubësh do të ndiqnin gjurmët e tij. Për rreth një shekull familja Marubi arkivoi më shumë se 120 mijë negativë. Seria e këtyre fotografive zbulon diversitetin social, politik, kulturor dhe fetar të Shqipërisë, vazhdon AMA.
Kjo ekzpozitë organizohet me bashkëpunimin e ambasadës shqiptare në Paris dhe me mbështetjen e Klubit të Miqësisë franko-shqiptare në Senatin francez.
L.A.
Add new comment