Arkiv-Lajme

Vinca: Sejfulla Malëshova nuk është anti-geg

Postuar në 26 Gusht, 2011 07:19

Në një shkrim të tijin të publikuar në gazetën Shqip, shkrimtari Agim Vinca rrëfen mbi një kurth televiziv, ku e ka futur një ish-studentja e tij, sot gazetare e moderatore e një programi. Kjo e fundit e fton në studio dhe e vendos përballë një farmacisti, me të cilin do duhej të diskutonte mbi gjuhën e mediave në përgjithësi, e të atyre elektronike në veçanti.

Tarifa versus Fuga

Postuar në 26 Gusht, 2011 06:44

Kohët e fundit Artan Fuga ka publikuar më shumë se një shkrim në gazetën Mapo lidhur me reformimin e arsimit të lartë. Dhe ka provokuar një lloj diskutimi në mjediset universitare, apo mbi çështje universitare. Në fillim ish Pëllumb Karameta, që u ngacmua nga do teza të tijat mbi disiplinat, lëndët, kurrikulat, me të cilat ai nuk ish dakord. Sot ishte Fatos Tarifa, i cili në një shkrim me titull “Kërkimi shkencor si shkencë e kërkimit”, polemizonte në stil akademik me kolegun e tij Fuga, duke tentuar të mbajë gjallë dhe një debat mbi çështje të tilla.

Sikur Sashenka ta njihte të drejtën e ankimit për pavlefshmëri

Postuar në 25 Gusht, 2011 18:49

Dje në gazetën “Panorama” ishte botuar artikulli më i gjatë (rreth 1500 fjalë) dhe më i stërholluar deri më sot në mbrojtje të tezës se raporti i ODIHR-it nuk i jepte të drejtë opozitës për akuzën e vjedhjes së zgjedhjeve në Tiranë. E kishte shkruajtur Artan Hoxha (është fjala për komentatorin që qarkullon nëpër studiot e TV-ve në mbrojtje të mazhorancës, jo për gazetarin e ‘News 24” që provoi me video se të paktën një protestues paqësor i 21 janarit u vra nga plumbat e Gardës së Republikës).

BRSS-ja 20 vjet pas shpërbërjes

Postuar në 25 Gusht, 2011 13:45

Harta që shoqëron këtë shkrim tregon grafikisht se si është shpërbërë Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Gjithçka filloi 20 vjet më parë. Me ngjyrë rozë janë treguar vendet që e kanë fituar dhe shpallur pavarësinë njëri pas tjetrit. Në fillim ishin republikat balltike, të cilat sot janë pjesë e BE-së. Janë edhe anëtare të NATO-s. U pranuan në vitin 2004, në valën që i parapriu valës së vogël të vitit 2009, kur u anëtarësua dhe Shqipëria. Kërkojini në hartë duke bërë përputhjen me numrat e legjendës në pjesën e poshtme.

Dick Cheney rrëfehet: Tenet dhe Powell na lanë në baltë

Postuar në 25 Gusht, 2011 13:16

Memuarëve të aktorëve të mëdhenj të politikës së epokës Bush dhe pikut të luftës kundër terrorizmit i shtohet edhe ai i zv/presidentit kontroversial amerikan, Dick Cheney. “In My Time: A Personal and Political Memoir,” titullohet libri që do të botohet javën e ardhshme nga Simon & Schuster.  Një kopje paraprake ka rënë në duar të The New York Times që bën edhe interpretimin e parë të tij në numrin e sotshëm të gazetës. Cheney rrëfehet se ishte i vetmi, në stafin e ngushtë të Presidentit, pro bombardimit të një reaktori bërthamor në Siri.

Champions, hidhet shorti

Postuar në 25 Gusht, 2011 12:31

Është hedhur shorti i kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh, Champions League, dhe janë marrë vesh grupet, brenda të cilave do të zhvillohen garat në një fazë të parë për të përcaktuar dy të parat, që do të vazhdojnë të luftojnë për kupën. Barcelona, kampionia në fuqi, do të ketë përballë Milanin në grupin H. Grupi A do të jetë i hekurt, me Bajernin, Villarealin, Manchesetr City-in dhe Napolin, që merr pjesë në këtë ngjarje futbollistike pas shumë vitesh. Inter e Manchester United duket se e kanë më të lehtë (në letër, kuptohet). Ja grupet.

Toka me 8.7 milion specie. Lista e specieve ende të pazbuluara shqiptare

Postuar në 25 Gusht, 2011 10:48

Revista amerikane Vanity Fair, duke iu referuar radios britanike BBC, shkruan se planeti Tokë ka rreth 8.7 milion specie. Ky numër është bazuar te një përllogaritje e re që, sipas shkencëtarëve që e kanë bërë, është më e sakta e të gjitha kohëve. Revista duke iu referuar studimit shënon se shumica e këtyre specieve nuk është identifikuar ende, dhe se katalogimi i të gjithave do të kërkonte më shumë se 1 mijë vjet.

Grevë e përgjithshme për ndryshimin e kushtetutës dhe sistemit fiskal

Postuar në 25 Gusht, 2011 04:46

Kur opozita nuk është e aftë të imponojë ndryshime, shoqëria civile del në vijën e parë të frontit të luftës për ndryshim. Kjo ka ndodhur në Kili, ku një lëvizje rinore ka më se katër muaj që proteston për ndryshimin e sistemit arsimor në vafor të shtresave të varfëra. Dhe dje, lëvizjes rinore iu bashkuan edhe sindikatat, të cilat të grupuara në organizatën sindikaliste ombrellë CDU, filluan një grevë të përgjithshme 48-orëshe me dy kërkesa kryesore përveç asaj të reformës arsimore: Ndryshimin e kushtetutës dhe sistemit fiskal.

Berisha, Rama, Gaddafi, Hoxha dhe Pipa

Postuar në 25 Gusht, 2011 03:46

Në fund të fjalës që mbajti dje në prani të kabinetit të vet qeveritar, kryeministri Berisha tha: “Për ne shqiptarët, askush nuk e ndjen më shumë këtë fitore [të rebelëve kundër Gaddafi-t], pasi diktatori Enver Hoxha është në distancë diktatori më i egër dhe më gjakësor pas Luftës së Dytë Botërore. Ndaj dhe është shpallur Hitleri i dytë. Kështu që çdo shqiptar e shpall fitoren e Tripolit si një fitore të madhe. [Por] lidhur me pjesën tjetër të editorialit [të Edi Ramës] nuk kam ndonjë koment.

Një Muze i Artit Socialist? Në Bullgari, po.

Postuar në 24 Gusht, 2011 13:13

Fotoja më sipër është një yll pesëcepësh nga ata që para viteve ’90 popullonin, të kuq e me shumicë, balle lapidarësh, faqe kodrash, kapele ushtarësh e deri te fletoret e detyrë-shtëpive të nxënësve. Një dhjetë me yll ishte shenjë e ekselencës sipërore. Një i tillë ka qenë edhe në majë të Piramidës të menduar fillimisht si mauzole e më vonë të futur në punë si muze për diktatorin Hoxha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme