BRSS-ja 20 vjet pas shpërbërjes

Postuar në 25 Gusht, 2011 13:45

Harta që shoqëron këtë shkrim tregon grafikisht se si është shpërbërë Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Gjithçka filloi 20 vjet më parë. Me ngjyrë rozë janë treguar vendet që e kanë fituar dhe shpallur pavarësinë njëri pas tjetrit. Në fillim ishin republikat balltike, të cilat sot janë pjesë e BE-së. Janë edhe anëtare të NATO-s. U pranuan në vitin 2004, në valën që i parapriu valës së vogël të vitit 2009, kur u anëtarësua dhe Shqipëria. Kërkojini në hartë duke bërë përputhjen me numrat e legjendës në pjesën e poshtme. Dhe më pas vinë me radhë Bjellorusia, Ukraina e deri tek Kirgistani e e Taxhikistani. Me ngjyrë të gjelbër është Rusia e sotme. Njollat më të çelura brenda Rusisë janë republika autonome. Vija me ngjyrë kafe është kufiri i Commonwealth-it të shteteve të pavarura (i krijuar në vitin 1991), ku afërmendsh nuk bëjnë pjesë shtetet balltike. Dhe Gjeorgjia, gjithashtu.

20 vjet më parë u shpërbë perandoria sovjetike, ranë regjimet totalitare, dhe lindi aspirata për demokraci, por demokracia në të vërtetë nuk ka bërë shumë përparime në atë zonë të botës. Duke përjashtuar vendet e Balltikut, të tjerat llokoçiten në regjime autoritare të stilit putinian.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.