Sikur Sashenka ta njihte të drejtën e ankimit për pavlefshmëri

Postuar në 25 Gusht, 2011 18:49

Dje në gazetën “Panorama” ishte botuar artikulli më i gjatë (rreth 1500 fjalë) dhe më i stërholluar deri më sot në mbrojtje të tezës se raporti i ODIHR-it nuk i jepte të drejtë opozitës për akuzën e vjedhjes së zgjedhjeve në Tiranë. E kishte shkruajtur Artan Hoxha (është fjala për komentatorin që qarkullon nëpër studiot e TV-ve në mbrojtje të mazhorancës, jo për gazetarin e ‘News 24” që provoi me video se të paktën një protestues paqësor i 21 janarit u vra nga plumbat e Gardës së Republikës). Në një nga paragrafët e shumtë të artikullit, të cilët Hoxha ka zakon t’i numërizojë, ai shkruan: “Lidhur me vendimin e tretë të Kolegjit, raporti shprehet se ‘kundërshton vendimit e vetë Kolegjit për anulimin e Vendimit 711 të KQZ-së’, pa sqaruar as kundërshtinë dhe as pasojat e saj. Le ta pranojmë se raporti vlerëson se anulimi i Vendimit 711 rikthen të drejtën e ankimit për pavlefshmëri”.

Në momentin që thuhet se PS-ja e kishte në 5 korrik të drejtën e ankimit për pavlefshmëri, i bie që Kolegjit të Sashenkës do t’i duhej të justifikonte vjedhjen e hapur që demostruan në gjyq avokatët e PS-së, kur dhanë dy shembuj mospërputhjesh. Në njërin prej tyre, proces verbali i qendrës së votimit tregonte se ishin përdorur 612 fletë votimi për kryebashkiak; proces verbali i numërimit vërtetonte se u gjetën 612 fletë votimi për kryebashkiak në kutinë e asaj qendre (pra, asnjë s’mungonte); pamjet filmike të numërimit e riverifikonin këtë gjë; ndërsa KQZ-ja e Ristanit kishte “gjetur” edhe 4 fletë votimi të tjera për kryebashkiak në kutitë për minibashkinë, ndërkohë që në kutinë e kryebashkiakut ato nuk mungonin…
E.Z.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

" Schadenfreude"

Submitted by Johnny (not verified) on

une them ta hedhim ne votim, 4 me 3 bie po shte artikulli juaj: kjo eshte pergjigja nga Sashenga dhe Ristani e kushdo tjeter

Submitted by sokol balliu (not verified) on

Artan Hoxha eshte masturbatori me i zellshem politik i Saliut. Kenaqet deri ne ekstaze me ato qe thote vete. Nje bufon oborri, sa qesharak aq edhe tragjik. Qesharak per per faktin qe "ndihmesit" si ai, vetem pune i prishin shefit te tyre. Tragjik, ne papergjegjshmerine e tij.

Submitted by aljosha (not verified) on

Zakonisht per te gjithe njerzit e punes kallot krijohen ne duar,tek Atrtan anilst i pa anshem Hoxha ato jane krijuar ne prapanice,si rrjedhoje e shetitjes deri dhe dy here ne dite ne televizionet e peshtira te pushtetit.

Submitted by ermiri dajtan (not verified) on

Z. Nano, dhe ti mendon se ato qe ke parashtruar nuk i di hoxha?!!!

Ai e di shume mire te verteten, por kurre nuk do e thote, perderisa ajo do te jete ne anen e me te dobetit.

Ai nuk njeh ideal, moral, ndergjegje, skrupull., pra i mbetet qe instiktivisht te zgjedhe krahun e me te "fortit".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.