Arkiv-Lajme

Letrat me vlerë bëhen pa vlerë

Postuar në 31 Gusht, 2011 03:24

Në një udhëzim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës mbi rregullat që do të ndiqen për shitjen e shoqërive anonime me kapital shtetëror në likuidim, i shpallur në Fletoren Zyrtare të fundit, thuhet se fituesi i ankandit “lidh kontratë për blerjen e objektit, pas pagesës së plotë të vlerës së objektit, përfshirë dhe TVSH-në (20%) për asetet, që janë objekt i saj. Pagesa në asnjë rast nuk mund të bëhet me letra me vlerë ose bono privatizimi.

Trafiku i mbetjeve toksike, në hartë edhe Shqipëria

Postuar në 30 Gusht, 2011 16:24

Sipas Europolit, është rritur volumi i transportit të mbetjeve ilegale për shkak të një raporti të jashtëzakonshëm mes riskut të ulët dhe përfitimeve të mëdha për organizatat kriminale. Gjithashtu, shkak i kësaj rritjeje është edhe globalizmi e rritja ekonomike.

Arid Uka në gjyq, pritet dënim i përjetshëm

Postuar në 30 Gusht, 2011 11:17

E mbani mend Arid Ukën? Është 21 vjecari me origjinë nga Kosova, i cili më 2 mars të këtij viti në Frankfurt të Gjermanisë vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi disa të tjerë. Ai del nesër para gjykatësve nën dy akuza për vrasje dhe tri për tentativë vrasjeje. Kosovari 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit, do të dalë të mërkurën para gjyqit për një krim që ka tronditur Gjermaninë e mbërthyer ndërkohë nga debati për funksionimin ose jo të multikulturalizmit.

Kabllogramet: Berisha histerik, ndërsa deputetët blihen e shiten

Postuar në 30 Gusht, 2011 05:53

Po veçojmë dy kabllograme, ku nënvizohen dy nga problemet më të rëndësishme të politikës shqiptare; 1. gjëndja e rënduar mendore e kryeministrit Berisha, e cila nënvizohet nga karakterizime të llojit “ai fluturon”, “ai ka lulzime të shpeshta histerike”, etj, dhe 2. deputetët shqiptarë s’e kanë për gjë të shiten e blihen tek ai që ofron më shumë.

PS-ja bëhet e gjallë për WikiLeaks-Albania

Postuar në 30 Gusht, 2011 02:31

Më së fundi, duke marrë shkas nga publikimi i kabllogramëve të ambasadës amerikane në Tiranë nga WikiLeaks, një përfaqsues i PS-ë, Ilir Beqja, i kërkoi publikisht prokurorisë të fillojë një hetim ndaj kryeministrit Berisha për shpërdorim të fondeve shtetërore dhe rrezikimin e jetës së njerëzve. Kërkesa lidhet me këmbënguljen e Berishës për hapjen e tunelit të Kalimashit dy ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009, përkundër këshillës së drejtuesve të kompanisë ndërtuese Bechtel-Enka për hapjen e tunelit në tetor të atij viti.

Pse nuk ka komente për kabllogramet Withers-DASH?

Postuar në 29 Gusht, 2011 18:07

Në faqen e Wikileaks-it kjo ka qenë java e Shqipërisë. Me qindra kabllograme rutinë që ambasada amerikane i ka dërguar Departamentit të Shtetit në periudhën 2007-2010 kanë përfunduar në sajtin që merret me publikimin e informacioneve sekrete. Në qendër të korespondencës diplomatike janë të gjitha personazhet e jetës poltike në vend. Sali Berisha e Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta, Fatos Nano e kështu me radhë.

Kabllogramet Prishtinë-Washington, asgjë për t’u shënuar

Postuar në 29 Gusht, 2011 18:05

Wikileaks ka publikuar kabllogramet e ambasadës amerikane në Kosovë, por ndryshe nga ato në Shqipëri, kjo korrespondencë është e sheshtë dhe pa shumë surpriza për t’u komentuar. Wikileaks ka publikuar deri më tani 7 kabllograme për Kosovën, të dërguara respketivisht nga Zyra (para shpalljes së Pavarësisë) dhe më pas Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për Departamentin amerikan të Shtetit në periudhën mars 2006 - janar 2010.  Periudha e dërgimit të këtyre kabllogrameve shtrihet që nga zgjedhja e Agim Çekut si Kryeministër i Kosovës, deri më 29 janar 2010.

Ndjesë për një Nanonews

Postuar në 29 Gusht, 2011 14:14

Për gati dy orë patëm të publikuar një Nanonews, i cili bazohej mbi një informacion të dorës së parë (e të pasaktësuar) lidhur me një kontroll të policëve tatimorë e bashkiakë në një lokal të Bllokut. U la të kuptohej në Nanonews se ky kontroll mund të ish dhe një sulm i kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, ndaj botuesit të rreshtuar me opozitën, Koço Kokëdhima. Por pas verifikimeve që bëmë na rezulton se lokali në fjalë nuk ka lidhje me Kokëdhimën. As me gazetën. Është nën administrim privat.

Shtohen hajdutët në linjat urbane

Postuar në 29 Gusht, 2011 12:51

Autobusët e rinj që janë hedhur në disa linja urbane, veçse janë mjete të reja dhe më komode për pasagjerët, duke qenë se kanë kondicioner, kanë edhe elemente sigurie. Por edhe pse këto mjete kanë të vendosura kamera, qytetarët shprehen se ndihen të pasigurt, pasi përditë u vjedhin diçka nëpër linjat urbane. "Unë nuk e di fare që ka kamera sigurie këtu, e shikoj atë gjënë aty në tavan, por nuk e di për çfarë shërben. Por këtu, edhe kamera të ketë, hajdutëve nuk u intereson, sepse janë të lidhur me faturino e shoferë.

“Kokëcjap, dhunues bashkëshortesh” -- “kloun, gjel që krekosesh në majë të plehut”

Postuar në 29 Gusht, 2011 09:50

Sipas WikiLeaks, në një kabllogram drejtuar Departamentit të Shtetit më 24 dhjetor 2009, pothuaj një muaj pas seancës parlamentare ku Berisha sulmoi në mënyrën më barbare kreun e PS-së Edi Rama, ambasada amerikane, e shokuar, bënte përmbledhjen e mëposhtme të termave të përdorura nga të dyja palët në luftën e fjalëve që pasoi atë sulm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme