Ndjesë për një Nanonews
Për gati dy orë patëm të publikuar një Nanonews, i cili bazohej mbi një informacion të dorës së parë (e të pasaktësuar) lidhur me një kontroll të policëve tatimorë e bashkiakë në një lokal të Bllokut. U la të kuptohej në Nanonews se ky kontroll mund të ish dhe një sulm i kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, ndaj botuesit të rreshtuar me opozitën, Koço Kokëdhima. Por pas verifikimeve që bëmë na rezulton se lokali në fjalë nuk ka lidhje me Kokëdhimën. As me gazetën. Është nën administrim privat. Pronarët e lokalit janë ende të pasqaruar deri në fund, rrjedhimisht mbeten hije të forta dyshimi mbi kontrollin, por në të gjitha rastet nuk kemi të bëjmë me një sulm të pushtetit ndaj një gazete të opozitës. Të paktën, nuk ka prova të qarta e të verifikueshme se është kështu. E bëjmë këtë saktësim në emër të korrektesës, të cilën e kërkojmë në çdo rrethanë nga të gjithë ata që kanë në dorë vendim-marrjen në emrin tonë. Me këtë rast kërkojmë dhe ndjesë. Por kjo s’do të thotë se Nanonews-i bie poshtë i tëri. Shkarkimi i 51 nëpunësve të bashkisë, në të njëjtën ditë e për të njëjrtin motiv, bie erë të keqe. Nuk ka nevoja të kesh prova të tjera për ta theksuar këtë gjë.
Mustafa Nano
Add new comment