Letrat me vlerë bëhen pa vlerë
Në një udhëzim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës mbi rregullat që do të ndiqen për shitjen e shoqërive anonime me kapital shtetëror në likuidim, i shpallur në Fletoren Zyrtare të fundit, thuhet se fituesi i ankandit “lidh kontratë për blerjen e objektit, pas pagesës së plotë të vlerës së objektit, përfshirë dhe TVSH-në (20%) për asetet, që janë objekt i saj. Pagesa në asnjë rast nuk mund të bëhet me letra me vlerë ose bono privatizimi. Nëse personi, që ka fituar të drejtën e blerjes së objektit, nuk paguan brenda 30 ditëve nga data e shpalljes fitues vlerën e çmimit të arritur në ankand, ai e humbet të drejtën e blerjes, i konfiskohet sigurimi i ofertës, si dhe humbet të drejtën për të marrë pjesë në ankandin, që do të zhvillohet për rishitjen e këtij objekti.”
Siç shihet, ky rregull i bën letrat me vlerë (bonot e privatizimt) të pavlefshme për të kryer funksionin për të cilin u emetuan fillimisht. Ishte pikërisht qeveria e PD-së që i emetoi ato në fillim të viteve ’90 me fanfarë të madhe dhe është po qeveria e PD-së që i bën ato zero tani. Kjo duket që nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim ideologjik të kësaj partie; thjesht ka të bëjë me faktin që thesari i shtetit ka nevojë për çdo thërrime që mund të mblidhet nga privatizimet e pritshme.
E.Z.
Add new comment