“Kokëcjap, dhunues bashkëshortesh” -- “kloun, gjel që krekosesh në majë të plehut”
Sipas WikiLeaks, në një kabllogram drejtuar Departamentit të Shtetit më 24 dhjetor 2009, pothuaj një muaj pas seancës parlamentare ku Berisha sulmoi në mënyrën më barbare kreun e PS-së Edi Rama, ambasada amerikane, e shokuar, bënte përmbledhjen e mëposhtme të termave të përdorura nga të dyja palët në luftën e fjalëve që pasoi atë sulm.
Termat e përdorur nga kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike për PS-në dhe kryetarin e saj Edi Rama: “Do të përdorim pincat e ligjit për tju hequr dhëmbët një nga një” ( dhëmbët e opozitës), mafiozë, lider i kupolës së mafias shqiptare, kokëcjap, kështjella e fundit e korrupsionit, dhunues bashkëshortesh”.
Termat e përdorur nga Edi Rama dhe të tjerë në PS për Kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike: “Do të përdorim grushtin tonë t’ju thyejmë dhëmbët një për një, injorant, gënjeshtar, gjel që krekosesh në majë të plehut, Duçja shqiptar, Stalin, tiran, kloun, kryeministër pervers, zagar i Enver Hoxhës, hajdut votash”.
Le të shpresojmë se WikiLeaks ose dikush tjetër do të na zbulojë se çfarë kabllogrami ka dërguar ambasada amerikane pasi Kryeministri Berisha e quajti Presidentin dhe Kryeprokuroren e vendit, përkatësisht, “horr dhe lavire bulevardi”, ose pasi akuzoi opozitën se do të kryente grusht shteti me stilolapsa-pistoletë dhe çadra-pistoletë.
E.Z.
Comments
Ishalla ka nje raport edhe
<p>Ishalla ka nje raport edhe mbi mbledhjen e parlamentit ku une nuk po e permbend se si thirret bashkeshortja dhe mamaja e Deputetit Taulant Balla</p>
Ne po ate kabllogram, Withers
<p>Ne po ate kabllogram, Withers thote, qe nje i personelit te ambasades deshi te mbante nje liste te te gjitha fyerjve, por e la ne gjysem kete pune sepse ne nje fare pike po i vinte turp edhe ti shkruante.</p>
Add new comment