Arkiv-Lajme
Problemet ballkanike të rizbuluara nga një foto miss-esh
Më 12 shtator mbahet në Brazil, në San Palo, konkursi i bukurisë Miss Universe. Vajzat konkurente janë mbledhur ndërkohë atje, dhe po bëjnë përgatitjet me këtë rast. Gazetat e botës nuk është se merren më shumë se sa duhet me këtë ngjarje, por marrin herë pas here për faqet e tyre foto të shkrepura të vajzave konkurente në rrethana e me look të ndryshëm. Ka bërë bujë të madhe njëra sosh. Jo për shkak të bukurisë së vajzave (edhe pse janë të bukura; s’do mend, marrin pjesë në konkursin Miss Universe), por për arsye krejt të tjera.
Rreth 10% e emigrantëve shqiptarë të Greqisë janë kthyer në atdhe
Gazeta greke “Ekathimerini” raporton se rreth 10% e emigrantëve shqiptarë të Greqisë janë kthyer në atdheun e tyre gjatë 5 vjetëve të fundit. Shkaku kryesor, sipas gazetës, ka qenë kriza e thellë ekonomike e Greqisë. Kthimin në atdhe e ka stimuluar dhe fakti që shumë emigrantë shqiptarë kanë blerë apartamente në qytetet shqiptare gjatë bumit të ndërtimeve në Shqipëri. Në Athinë, shumica e emigrantëve shqiptarë jetojnë me qera në lagjet Neapoli, Kypseli, Omonia, Victoria, Aghios Panteleimonas dhe Patissia.
Gjermani, të huajt jashtë BE-së paisen me çip elektronik
Më 1 Shtator, sipas radios DW, të huajt që futen në Gjermani do të pajisen me një kartë qëndrimi me çip elektronik. Në kartën elektronike është memorizuar krahas fotos biometrike, gjurmëve të gishtërinjve të zotëruesit të kartës, edhe një kod personal. Leja elektronike e qëndrimit, e njohur me shkurtimin eAT, për të huajt që vijnë në Gjermani nga shtetet joanëtare të BE-së, është e kushtueshme. Tarifa e aplikimit të saj është 110 Euro. Ashtu siç bëhej më parë për lejen tradicionale të qëndrimit, e cila ishte letër, për kartën e re duhet të aplikosh te Zyra e të Huajve.
Wall Street Journal: Shqipëria, vendi më i vlefshëm në botë për pasuritë e paluajtshme!!!
Me këtë titull të madh e hapte sot faqen e parë gazeta “Rilindja Demokratike”. Më tej ajo vazhdon: “Shqipëria është e destinuar të shndërrohet në një ndër vendet më të vlefshme të pasurive të paluajtshme në botë. Me këtë vlerësim nis artikulli i gazetës prestigjioze "Wall Street Journal" lidhur me potencialet e gjithanshme që ofron Shqipëria për investitorët e huaj”. Tituj të tillë, me citime tejet pozitive nga “Wall Street Journal” për Shqipërinë, ka disa kohë që duken në gazetat proqeveritare shqiptare. Ç’ka ndodhur?
Y-ja e llastiqeve shqiptare monument në Zvicër
Llastiqet. Ose ajo biga dy degëshe që e quanim kërrabë e që pasi e gdhendnim me biçak i mbështillnim në të dy anët fije llastiqesh nxjerrë me mundim nga kamerdare gomash të shpuara të Zuk-ut apo Skoda-s së shoferit të lagjes. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht me fëmijërinë e atyre që janë rritur në vitet ’80. Ato ishin, në njëfarë mënyrë PlayStation-i i fëmijëve të asokohe. Ai Y-psilon i famshëm që simbolizon fëmijërinë e një pjese jo të vogël shqiptarësh do të ekspozohet në një park kombëtar në Zvicër.
Avioni i Pacollit, dy rrugë për Metën e Ramën
Avioni personal i Behgjet Pacollit ka bërë dy fluturime në Tiranë për të ‘akomoduar’ dy të ftuarit në përvjetorin e gjashtëdhjetë të tij, armiqtë politikë Ilir Meta e Edi Rama. Sipas gazetës kosovare ‘Koha ditore’, Meta dhe Rama nuk kanë pranuar të udhëtojnë së bashku në të njëjtin avion. Të dy politikanët e lartë kanë qenë të pranishëm në festën e organizuar nga Pacolli në vilën e tij luksoze në Hajvali, por Meta është larguar shpejt për të shmangur një takim me Ramën, njoftojnë mediat kosovare.
Mund ta mundin Sarkozy-në të majtët francezë?
Në një shkollë politike verore të së majtës franceze (të socialistëve) në La Rochelle, në fundjavën e shkuar, pritej që kandidatët presidencialë të haheshin e të kacafyteshin, por nuk ndodhi kështu. Përkundrazi, kandidati kryesor, ish-kryetari i PS-së së atjeshme, François Hollande, i dha një të puthur në faqe rivalit më të parë, Martine Aubry, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka lënë gjë pa thënë gjatë këtyre ditëve në adresë të të parit.
Kushti i PS-së për bashkëpunim: Qeveri teknike
Në një intervistë dhënë gazetës “Shekulli”, socialisti Ilir Beqja jep sinjalin për kushtin që do të vërë PS-ja për bashkëpunimin me PD-në në Kuvend, në funksion të reformave të kërkuara nga BE dhe SHBA-ja. “Nëse PS nuk kërkon zgjedhje të parakohshme…, kjo nuk do të thotë që edhe në këta dy vjet vendi duhet të vazhdojë të qeveriset nga Sali Berisha. Të paktën në periudhën shtator 2012 – qershor 2013 vendi duhet të drejtohet nga një qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet, ” deklaron Beqja në intervistën e tij.
WikiLeaks: Vëzhgime të ish-ambasadorit Withers
Ka një pritmëri të natyrshme për të marrë vesh se çfarë mendon ambasada amerikane mbi politikën e politikanët e Tiranës, por nënvizime të tjera të nxjerra nga WikiLeaks-i janë edhe më interesante. Ish-ambasadori ammerikan John Withers dëshmon se ka qenë një vëzhgues i mirë i botës shqiptare. Sigurisht, një pjesë të mirë të këtyre vëzhgimeve ai i ka marrë nga shtypi shqiptar, por edhe kjo gjë është cilësi e vëzhguesit të mirë. Kur lexon disa prej kabllogrameve, të duket sikur lexon shënime udhëtarësh të huaj. Ja disa pasazhe:
Hamid Karzai do të tërhiqet në vitin 2014
Ministri britanik për zhvillimet ndërkombëtare, Andrew Mitchell, është fotografuar dje duke dalë nga Downing Street nr. 10, ku kish qenë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të drejtuar nga kryeministri David Cameron. Gazetarët i kanë bërë zooming letrave që mbante në dorë në mënyrë të shkujdesur, dhe .... bingo: bëhej fjalë për dokumente sekrete. Titulli i shkresës ishte: Afghanistan Update. Dhe aty të binte në sy një alamet lajmi: Presidenti afgan Hamid Karzai ka deklaruar në biseda konfidenciale me diplomatë britanikë, se do të largohet nga politika në viitn 2014.