Y-ja e llastiqeve shqiptare monument në Zvicër

Postuar në 01 Shtator, 2011 04:19

Llastiqet. Ose ajo biga dy degëshe që e quanim kërrabë e që pasi e gdhendnim me biçak i mbështillnim në të dy anët fije llastiqesh nxjerrë me mundim nga kamerdare gomash të shpuara të Zuk-ut apo Skoda-s së shoferit të lagjes. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht me fëmijërinë e atyre që janë rritur në vitet ’80. Ato ishin, në njëfarë mënyrë PlayStation-i i fëmijëve të asokohe. Ai Y-psilon i famshëm që simbolizon fëmijërinë e një pjese jo të vogël shqiptarësh do të ekspozohet në një park kombëtar në Zvicër. Bëhet fjalë për një skulpturë të artistit kosovar me banim në New York, Sislej Xhafa, e cila do të vendoset në një park të Zyrihut. Duke filluar nga 23 shtatori, Sislej Xhafa me Ypsilonin e tij, apo llastiqet emblematike të fëmijërive shqiptare do të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore të Zyrihut dhe të Zvicrës. Në parkun Hardau të metropolit zviceran, është duke u ngritur skulptura e tij, një objekt imitim ose mishërim i llastiqeve gjigante. Y-ja e shqiptarit Xhafa do të jetë e lartë 16 metra. A thua ka të bëjë kjo me moshën kur, për herë të fundit, autori pat përdorur llastiqet?

L.A

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; &quot;Y-ne&quot; une e shoh &quot;V&#39;&#39;... &quot;V&quot;-fitore,pra kur ne marrim fitoren ne dore te &quot;biem me gure&quot;,te thyejme xhamat,vrasim zogje,nxjerrim sy,etj. etj.Sepse fare bukur dhe fotografia,i mbajme per te ruajtur &quot;bythen&quot;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.