Y-ja e llastiqeve shqiptare monument në Zvicër
Llastiqet. Ose ajo biga dy degëshe që e quanim kërrabë e që pasi e gdhendnim me biçak i mbështillnim në të dy anët fije llastiqesh nxjerrë me mundim nga kamerdare gomash të shpuara të Zuk-ut apo Skoda-s së shoferit të lagjes. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht me fëmijërinë e atyre që janë rritur në vitet ’80. Ato ishin, në njëfarë mënyrë PlayStation-i i fëmijëve të asokohe. Ai Y-psilon i famshëm që simbolizon fëmijërinë e një pjese jo të vogël shqiptarësh do të ekspozohet në një park kombëtar në Zvicër. Bëhet fjalë për një skulpturë të artistit kosovar me banim në New York, Sislej Xhafa, e cila do të vendoset në një park të Zyrihut. Duke filluar nga 23 shtatori, Sislej Xhafa me Ypsilonin e tij, apo llastiqet emblematike të fëmijërive shqiptare do të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore të Zyrihut dhe të Zvicrës. Në parkun Hardau të metropolit zviceran, është duke u ngritur skulptura e tij, një objekt imitim ose mishërim i llastiqeve gjigante. Y-ja e shqiptarit Xhafa do të jetë e lartë 16 metra. A thua ka të bëjë kjo me moshën kur, për herë të fundit, autori pat përdorur llastiqet?
L.A
Comments
"Y-ne" une e shoh "V''...
<p> "Y-ne" une e shoh "V''... "V"-fitore,pra kur ne marrim fitoren ne dore te "biem me gure",te thyejme xhamat,vrasim zogje,nxjerrim sy,etj. etj.Sepse fare bukur dhe fotografia,i mbajme per te ruajtur "bythen"...</p>
Add new comment