Arkiv-Lajme

Rama: Do jemi në institucione

Postuar në 29 Gusht, 2011 07:31

Edi Rama ka dhënë këto ditë një intervistë për programin Shqip, në të cilën përpiqet të përkufizojë opozitën që do të kemi jo vetëm për vitin e ardhshëm, por edhe për zgjedhjet e vitit 2013. Është intervistë e toneve të buta, pajtuese e grishëse. “Kujt … s’i pëlqen qasja e opozitës, le ta bëjë opozitën sipas mënyrës së vet….

Mentor Petrela: Nuk duhet fajësuar qeveria për gjendjen në shëndetësi

Postuar në 29 Gusht, 2011 05:12

Neurokirurgu i njohur Mentor Petrela ka dhënë – gjë jo fort e zakontë kjo – një intervistë për Gazetën Shqiptare. Aty, siç ka ndodhur me pothuaj të gjithë mjekët e intervistuar gjatë 20 viteve të fundit, i është dashur t’u përgjigjet dhe pyetjeve mbi Sali Berishën. Përgjigjet në këtë rast janë shtampë: flet me respekt për ish-kolegun. Dhe si të gjithë mjekët e tjerë, respektin e ruan edhe për Berishën politikan.

Turi ballkanik: Merkel jep leksione, Davutoglu falet

Postuar në 28 Gusht, 2011 15:57

Hajredin Somun, ish-ambasador i Bosnjë-Hercegovinës në Ankara, në një koment për të përditëshmen turke “Zaman” vë përballë turet e kancelares Angella Merkel dhe ministrit të jashtëm turk Ahmet Davutogllu. Idenë, që e jep edhe në titull, Somun e ka përmbledhur në “Ballkani: Merkel jep leksione, Davutoglu falet”. Ish-ambasadori thekson se të dy fuqitë, Gjermania e Turqia gjithmonë janë kryqëzuar në gadishullin ballkanik me ushtri, kultura e influenca dhe po të shikosh me vëmendje lëvizjet e ndryshme gjatë turit kjo konkurencë vazhdon edhe sot.

Disidentët e munguar të Faslli Halitit

Postuar në 28 Gusht, 2011 15:53

Në letërsinë shqipe gjatë periudhës së komunizmit nuk ka patur disidentë. Deklarata i përket poetit Faslli Haliti në një intervistë për të përjavshmen Mapo ku ka sqaruar edhe psenë e kësaj “thatësire” në akte kundërshtuese ndaj regjimit. “Unë nuk njoh ndonjë nga poetët apo shkrimtarët tanë gjatë gjatë diktaturës që të ketë pasur mosmarrëveshje të hapura apo të drejtpërdrejta doktrinare, politike”.

WikiLeaks-i “fut në sherr” gazetarët e Tiranës

Postuar në 28 Gusht, 2011 05:08

Një editorial i shkruar nga Mero Baze në të nxehtë, menjëherë pas publikimit të një dokumenti të WikiLeaks-it, ku flitet për gazetën Tema dhe marrëdhëniet e saj me pushtetin, ka marrë formën e një diatribe të fortë e djegëse. Botuesi i Temës duket i zhgënjyer nga kolegu i tij Fatos Lubonja, i cili citohet t’u ketë thënë diplomatëve amerikanë në një bisedë që ka pasur me ta në rezidencën e tyre mú në pikun e sulmeve që pushteti i Berishës organizonte kundër Temës, se “pronari i Temës ka interesa të rëndësishme biznesi”.

WikiLeaks: Ambasada amerikane komenton hipokrizinë e Berishës ndaj ish-të persekutuarve

Postuar në 28 Gusht, 2011 02:29

Disa kabllogramë të ambasadës amerikane në Tiranë, të publikuara nga WikiLeaks, u pasqyruan dje të përkthyera në shqip në top-channel.tv, gazetatema.net, shekulli.com.al, etj. (disa prej tyre janë të listuara më poshtë). Këtu po publikojmë një koment të ambasadës amerikane rreth premtimeve të qeverisë Berisha për të persekutuarit nga Komunizmi, bërë në një kabllogram që i dërgonte Departamentit të Shtetit të datës 17 maj 2006.

Droga sjell rusët në Ballkan

Postuar në 27 Gusht, 2011 07:46

Sergio Bagnoli që shkruan në një gazetë online të gjuhës italiane me titull Agora Vox shfaq një lloj shqetësimi në një artikull të tijin të këtyre ditëve mbi “rusët që zbarkojnë në Ballkan, mbi Adriatik, dy hapa larg Bashkimit Europian” nën pretesktin e luftës kundër trafikut të drogës. Synimi? “Duan të instalojnë e rrisin ndikimin e tyre në këtë zonë të Europës, që deri më tani është lënë jashtë dyerve të BE-së”, thotë Bagnoli.

Në shkollat e Kosovës po futet lënda e edukimit fetar

Postuar në 27 Gusht, 2011 06:55

Në Kosovë po bëhen gati të fusin nëpër shkolla lëndën e edukimit fetar, gjë që ka krijuar një diskutim në një numër mjedisesh. Shumë njerëz e kanë mirëpritur e përshëndetur këtë nismë të qeverisë, por shumë të tjerë shohin një problem të madh në këtë mes. Në një shkrim të vetin në gazetën Shqip, Edita Kuci Ukaj e nënvizonte me shqetësim këtë problem.

Bin Laden, Gaddafi dhe dashuria për gratë amerikane

Postuar në 26 Gusht, 2011 11:51

Bin Ladeni dëshironte Whitney Houston-in, ndërsa Muammar Gaddafi, Condoleezza Rice-n. Kompleksi ku jetonte diktatori libian, përveç shenjave të shumta të një jetëstili luksoz të Gaddafi-t ka zbuluar edhe një “dirty little secret”. Një album me fotot e ish-Sekretares amerikane të Shtetit Condoleezza Rice. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka reaguar duke thënë se kjo është “diçka e frikshme dhe e çuditshme”. Megjithatë, njofton televizioni amerikan MSNBC, zbulimi i fotove nuk përbën surprizë.

Taçi Oil mes gjigandëve, sponsor i AC Milan

Postuar në 26 Gusht, 2011 11:50

Pasi u përfol si blerës i mundshëm i Bolonjës, solli në Shqipëri Milanin në një ndeshje kundër Tiranës dhe më pas Realin kundër Gramozit të Ersekës (në një ndeshje të pafat që na kujtoi se ndërmarrje të tilla janë, siç e ilustroi ikja e dritave, një diamant në errësirë), ai ka bërë një tjetër lëvizje të bujshme. Është fjala për biznesmenin e karburanteve Rezart Taçi dhe faktin se ai është zyrtarisht sponsor i klubit të madh të futbollit AC Milan.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme