Turi ballkanik: Merkel jep leksione, Davutoglu falet
Hajredin Somun, ish-ambasador i Bosnjë-Hercegovinës në Ankara, në një koment për të përditëshmen turke “Zaman” vë përballë turet e kancelares Angella Merkel dhe ministrit të jashtëm turk Ahmet Davutogllu. Idenë, që e jep edhe në titull, Somun e ka përmbledhur në “Ballkani: Merkel jep leksione, Davutoglu falet”. Ish-ambasadori thekson se të dy fuqitë, Gjermania e Turqia gjithmonë janë kryqëzuar në gadishullin ballkanik me ushtri, kultura e influenca dhe po të shikosh me vëmendje lëvizjet e ndryshme gjatë turit kjo konkurencë vazhdon edhe sot. Nëse Merkel piketoi Zagrebin si qendrën e aktivitetit të saj, ministri i jashtëm turk përzgjodhi Sarajevën, ku edhe do të lutet në një xhami të kryeqytetit boshnjak. Me tej ai thotë se turqit do ta kenë më të lehtë në kryeqytetet e Ballkanit se sa në Damask e Bengazi, por duhet të kenë kujdes dhe qasjet t’i kenë diplomatike. Somun shkruan se Merkel bashkë me presidentin francez Nikolas Sarkozi, ruajnë të njëjtën linjë mendimi sipas së cilës multikulturalizmi e ka provuar veten dhe ka dështuar. Gjithashtu të dy u mëshojnë vlerave të krishtera të Europës. Ish-ambasadori i Bosnjës në Ankara nuk harron të cekë një “hatërmbetje” të tij duke thënë se do kish dashur që Merkel të vizitonte Sarajevën dhe jo të jepte këshilla për uljen e tensioneve etnike në Bosnjë nga kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi.
L.A.
Add new comment