Droga sjell rusët në Ballkan

Postuar në 27 Gusht, 2011 07:46

Sergio Bagnoli që shkruan në një gazetë online të gjuhës italiane me titull Agora Vox shfaq një lloj shqetësimi në një artikull të tijin të këtyre ditëve mbi “rusët që zbarkojnë në Ballkan, mbi Adriatik, dy hapa larg Bashkimit Europian” nën pretesktin e luftës kundër trafikut të drogës. Synimi? “Duan të instalojnë e rrisin ndikimin e tyre në këtë zonë të Europës, që deri më tani është lënë jashtë dyerve të BE-së”, thotë Bagnoli. Dhe sipas tij, gjithçka zë fill me një marrëveshje të nënshkruar në Beograd javën e shkuar midis Rusisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Shqipërisë, me anën e së cilës Rusisë i njihet e drejta të kërkojë e të marrë informacion mbi trafikun e drogës prej Anadollit e Afganistanit në drejtim të Europës perëndimore e SHBA-ve, dhe të stërvisin reparte të antidrogës të këtyre shteteve të vegjël.

Qeveria shqiptare nuk ka dhënë ndonjë informacion kushedi se çfarë lidhur me këtë ngjarje. Vetëm dje Ministria e Brendshme nxorri një njoftim, që konfirmon lajmin si të vërtetë, por që nuk jep shpjegime, gjë që natyrshëm ushqen dyshime e spekullime. E përditshmja Shekulli i mëshon fort në numrin e saj të sotëm një vektori të fortë antikosovar, që gazetarët e saj e kanë pikasur e lexuar qoftë në faktin që Kosova nuk ish ftuar në këtë takim ballkanik, qoftë në faktin tjetër që Kosova vlerësohet nga marrëveshja si zemra e problemit të drogës. Në Shekulli ish publikuar dhe shkrimi i Sergio Bagnoli-t, por i perifrazuar. Nënvizimi më i fortë i italianit Sergio Bagnoli është një tjetër, megjithatë. “Një pjesë e mirë e jetës politike nacionale  në Kosovë e në Shqipëri kontrollohet nga klane mafioze”, thotë ai. Një gjë e tillë nuk thuhet për vendet e tjera të Ballkanit.

Lidhur me marrëveshjen e vendeve të Ballkanit me rusët duhet pritur opinioni i institucioneve të BE-së, apo i diplomatëve amerikanë. Është e zorshme të besosh që takimi i Beogradit i finalizuar me një marrëveshje të tillë të fortë e atipike të jetë bërë pa dijeninë e zyrtarëve të Brukselit apo të Washingtonit. Do të ishte pak e çuditshme të ish ndryshe.

E.G.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Po nuk e bani UE dhe USA ateher &nbsp;marrëveshjen e ban Rusia. Sa per Shqipnine dhe Kosoven edhe na te gjithe e dijme se drejtohen nga klanet mafjoze. Ketu nuk ka asgja per u habitur. Shqiptart tue dale jashte per 500 vjet nga kultura europiane nuk kan si te qeverisin ne menyre europiane, por ala turka. Edhe ketu nuk ka asgja per tu habitur.</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Kjo tregon se pushteti mund te beje c&#39;te doje dhe nderkaq opozita nuk kundershton&nbsp; fareee,as edhe me nje deklarate te thjeshte</p><p>-Dmth edhe ne kete rast , si ne gjithe rastet e tjera ne shohim se opozita nuk funxionon -Ajo ka vdekur qe kur erdhi nje i korruptuar dhe servil i politikes greke si Edi Rama --------- Edi Rama dhe gjithe ekipi i kryesise se PS&nbsp;-se &nbsp;e kane paralizuar totalisht mendimin opozitar ---</p><p>PS-ja eshte si ato kafshet mitologjike&nbsp;ku trupi eshte shqiptar dhe Koka -Kryesia&nbsp; eshte nje gjarper grek, qe nuk i behet vone fare per interesat e kombit shqiptar ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.