Arkiv-Lajme
DSK i pafajshëm. Po tani?
Prokurorët nju-jorkezë e kanë pushuar çështjen kundër ish-shefit të FMN-së Dominik Stros-Kan duke mos e çuar në gjyq. Analizat e ADN-së kanë hedhur përfundimisht dritë mbi faktin se, po, ka patur seks mes të akuzuarit dhe “viktimës”, por pa mundur të provojnë përdorimin e forcës. Prokurorët, në pamundësi për të vërtetuar me prova “të jashtme” se shërbëtorja e hotelit luksoz Sofitel është përdhunuar, i janë kthyer dëshmive së saj.
Dy “lajme” me postera
I pari. Kujt i ka rënë rruga nga qendra ‘Kristal’ (përveç banorëve të atyshëm, sigurisht), nuk ka mundur t’i ikë ballafaqimit me një poster gjigand të varur në fasadën e një pallati 6-7 katësh. Ka gati gjashtë muaj që ai poster rri aty, aq sa njerëzve ka filluar t’u ngjajë me një element të dekorit urbanistik. Me fjalë të tjera, nëse dikush do dojë ta heqë nesër, gjindjes do t’i duhet kohë të mësohet me atë mungesë. Është posteri i një vajze që quhet Eriza Xhixho, e cila ka qenë kandidate për postin e kryetares së njësisë bashkiake të asaj zone.
Shkrimet e Ramës në fund të stinës së verës
Shkrimi i Edi Ramës me titull “Rënia e Tripolit dhe Saliu”, i publikuar në disa gazeta (nuk kuptohet mirë kjo praktika e gazetave tona për të publikuar së toku të njëjtin shkrim; nuk kuptohet as praktika e një numri personalitetesh për ta dërguar një shkrim të tyrin në disa gazeta), është i dyti në harkun e disa ditëve. Herën e parë ai merej me raportin e ODIHR-it dhe denonconte përdorimin që i bëri maxhoranca atij raporti, ndërsa këtë herë ironizon protagonizmin e Berishës lidhur me ngjarjet në Libi. “S’ka dyshim që Shqipëria s’është Libia, as Saliu s’është Kadafi.
Tirana si Barcelona…për një futbollist nga Kenia
Një futbollist i Premier Ligës keniane, njëkohësisht golashënuesi më i mirë i saj, Moses Arita e ka përshkruar lëvizjen te skuadra e Tiranës në Shqipëri si një ëndërr të bërë realitet. Arita i tha medias vendase se ishte “në qiellin e shtatë” duke shtuar se ka ndërmend ta shfrytëzojë këtë rast. “Falenderoj Zotin për këtë mundësi e cila vjen njëherë në jetë. Jam më shumë se i lumtur të kem rastin të luaj për një klub të madh si Tirana dhe dua t’i siguroj kenianët se do të vazhdoj të punoj shumë dhe se nuk do t’i zhgënjej”.
“Olimpiada” fallike; e fitojnë hungarezët dhe francezët
Në një olimpiadë fallike europiane hungarezët do vinin të parët. Nëse shtatorja nudo e një burri hungarez do të vendosej në një shesh të Budapestit, organi seksual për t’u barabitur me mesataren e gjatësisë së penisit të burrave të këtij vendi duhej të kapte 16. 51 centimetra. Do të të duhej të udhëtoje disa qindra kilometra për të gjetur një monument të krenisë mashkullore të përafërt me atë të kryeqytetit magjar. Dhe kujt do t’i shkonte mendja se ata, francezët elegantë, femërorë e vegjetarianë, do të ishin të dytët në Europë me 16.01 centimetra?
Më efektiv leximi në letër apo on-line i gazetës?
Arthur D. Santana, Randall Livingstone dhe Yoon Cho, të Universitetit të Oregonit, kanë prezantuar në konferencën vjetore të Shoqatës së Arsimimit në Gazetari dhe Komunikim Masiv një studim rreth efektivitetit të leximit të gazetës në versionet letër dhe on-line (http://img.slate.com/media/66/MediumMatters.pdf).
ACR mundohet të përçajë grevistët e Bulqizës
Minatorët e Bulqizës rinisën protestat para zyrave të ACR-së për plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit e firmës kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes me minatorët, por pa praninë e presidentit të Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj.
Autokratët s’e lënë pushtetin pa e çuar vendin në buzë të greminës
Udhëheqësit demokratë ndryshojnë nga ata autokratë në shumë drejtime. Por ka një ndryshim themelor mes tyre, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendet që qeverisin. Një udhëheqës demokrat i përgjigjet protestave popullore me dorëheqje ose zgjedhje të reja. Ndërsa një autokrat i përgjigjet me plumba. Dhe historia ka treguar se autokratët vazhdojnë t’i përdorin plumbat deri në minutën e fundit, kur vendi ka shkuar në buzë të greminës.
Shapkat e një dite vere
Foltorja e sallës së konferencave të shtypit në selinë e LSI-së ka formë T-je. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka formën e një I-je të madhe shtypi. Shtroja e sallës është e kuqe. Në shpinë (në background, siç thuhet për të tingëlluar më në mode) gjendet ajo letra e murit së cilës i kanë mbetur shkronjat te ora elektorale e zgjedhjeve të shkuara dhe te motivi “Voto LSI”. Këtij mjedisi mund t’i mungonte, gjithçka, por jo një palë shapka në këmbët e kryetarit të partisë.
Grupi Oasis, Liam hedh në gjyq të vëllanë Noel
Vëllezërit Gallagher, dikur anëtarë të rock-band Oasis, tani do të jenë përballë njëri-tjetrit në gjykatë. Liam Gallagher, vokalisti i grupit, ka paditur të vëllanë Noel pasi ky ka thënë muajin e shkuar se atyre iu desh të anulonin një koncert dy vite më parë për shkak se Liam ishte i dehur. Sipas Associated Press, Liam ka bërë një deklaratë ku kërkon falje publike nga i vëllai dhe që tifozët e Oasis të dinë të vërtetën rreth asaj që ka ndodhur: nuk isha i dehur por kisha laringit dhe ky ishte shkaku që më ndaloi të performoja në 2009 V Festival.