Gjermani, të huajt jashtë BE-së paisen me çip elektronik
Më 1 Shtator, sipas radios DW, të huajt që futen në Gjermani do të pajisen me një kartë qëndrimi me çip elektronik. Në kartën elektronike është memorizuar krahas fotos biometrike, gjurmëve të gishtërinjve të zotëruesit të kartës, edhe një kod personal. Leja elektronike e qëndrimit, e njohur me shkurtimin eAT, për të huajt që vijnë në Gjermani nga shtetet joanëtare të BE-së, është e kushtueshme. Tarifa e aplikimit të saj është 110 Euro. Ashtu siç bëhej më parë për lejen tradicionale të qëndrimit, e cila ishte letër, për kartën e re duhet të aplikosh te Zyra e të Huajve. Procedura zgjat gjashtë javë, i ka thënë DW-es Zyra për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani, kjo për shkak se çipi plastik prodhohet në Shtypshkronjën Federale të Berlinit. Kush do ta zgjasë lejen e qëndrimit duhet të paraqitet personalisht si në aplikimin e saj, ashtu edhe në dorëzimin e lejes elektronike. Kjo vlen edhe për fëmijët. Që nga mosha gjashtë vjeç ata duhet të nënshkruajnë vetë aplikimin për lejen eletronike. Ndërsa ata nën gjashtë vjeç nuk duhet të paraqiten patjetër, por autoriteti përkatës duhet të bindet për ekzistencën e fëmijës, i tha radios DW Philipp Spauschus, zëdhënës në Ministrinë e Brendshme.
L.A.
Comments
Mire na e bejne neve dhe
<p> Mire na e bejne neve dhe te tjereve.I kemi te siguruara "sekretet" e te dhenave personale.Ai "cip-i" do te kete gje dhe ato te dhena qe ne i mbajme te mbuluara me" gjethe fiku"?Pastaj c'u beme.Ne kampet naziste nje numer kishin dhe ne tani nje cip do te kemi.Nuk eshte njelloj?Mos do te na e bejne edhe si tatuazh? Eh,kjo mendje e shkrete ku nuk shkon,deri tek "sklleverit"...Liri mendimi i thone,dhe per "ata" liri veprimi i thone.Po deshem ,xhanem...</p>
Po tu duk Gjermania kamp
<p>Po tu duk Gjermania kamp nazist, ik mor vllà nga kampi se nuk te mban kush me zori ne kampet. Shko ne vendlindjen tende se do ndjehesh si ne shtepine tate.</p>
Add new comment