Rreth 10% e emigrantëve shqiptarë të Greqisë janë kthyer në atdhe

Postuar në 02 Shtator, 2011 04:48

Gazeta greke “Ekathimerini” raporton se rreth 10% e emigrantëve shqiptarë të Greqisë janë kthyer në atdheun e tyre gjatë 5 vjetëve të fundit. Shkaku kryesor, sipas gazetës, ka qenë kriza e thellë ekonomike e Greqisë. Kthimin në atdhe e ka stimuluar dhe fakti që shumë emigrantë shqiptarë kanë blerë apartamente në qytetet shqiptare gjatë bumit të ndërtimeve në Shqipëri. Në Athinë, shumica e emigrantëve shqiptarë jetojnë me qera në lagjet Neapoli, Kypseli, Omonia, Victoria, Aghios Panteleimonas dhe Patissia. “Ekathimerini” raporton se në këto lagje tani të kap syri ngado lajmërime “Jepet me qera”.

Rikthimi i emigrantëve në atdhe shton trysninë në tregun e punës, pasi ata me origjinë rurale nuk shkojnë të punojnë tokat e lëna djerrë, por vijnë të jetojnë në qytete. Shumica e tyre kanë punuar për një kohë të gjatë në sektorin e ndërtimit në Greqi, sektor që edhe në Shqipëri ndodhet në vështirësi të mëdha. Ndërsa familjet emigrante që hapin ndonjë dyqan apo biznes tjetër të vogël zakonisht punësojnë vetveten në to.

E.Z.

Comments

Submitted by A.G. (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nese me lejohet ta saktesoj kete lajm,shifra e raportuar per gati 7-8 vitet e fundit eshte 50 mije shqiptare me letra te larguar per te ushtruar aktivitete ne vendin e tyre,dhe jo per shkak te krizes dhe tabelave &quot;jepet me qera&#39;&#39; ne disa vende ku e kane zaptuar &quot;refugjatet&#39;&#39; e lindjes se mesme me plot probleme per komunitetin...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.