Pse nuk ka komente për kabllogramet Withers-DASH?

Postuar në 29 Gusht, 2011 18:07

Në faqen e Wikileaks-it kjo ka qenë java e Shqipërisë. Me qindra kabllograme rutinë që ambasada amerikane i ka dërguar Departamentit të Shtetit në periudhën 2007-2010 kanë përfunduar në sajtin që merret me publikimin e informacioneve sekrete. Në qendër të korespondencës diplomatike janë të gjitha personazhet e jetës poltike në vend. Sali Berisha e Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta, Fatos Nano e kështu me radhë. Megjithatë analistëve shqiptarë, përjashto dy komente të Mero Bazes, emri i të cilit përmendet në kabllot diplomatike amerikane, i kanë ndenjur larg një teme që pritej t’i thithte krejtësisht. Të përditshmet shqiptare as i janë afruar tempit të simotrave të tyre perëndimore kur u botuan kabllogramet e ambasadave amerikane në shtetet kryesore të botës këtu e 10 muaj më parë. The Guardian, New York Times, Le Monde, El Pais dhe Der Spiegel përgjatë një jave a më shumë u dhanë lexuesve të tyre nga 10-12 faqe në ditë. E gjitha kjo e selitur në një mal informacioni. Gazetat shqiptare kanë shkruar deri në dy faqe e jo më shumë. Qëndrimi editorial ka qenë pothuajse inekzistent. Informacioni i publikuar ka variuar nga gazeta në gazetë dhe ka përfaqësuar prirjet politike të njërës apo tjetrës.

Kjo mefshtësi reagimi ose është lidhur me shkujdesjen “hajt mo, gjëra të ditura” ose me një lloj droje ndaj qëndrimit sfidues amerikan lidhur me Wikileaks-in dhe informacionet e publikuara në të.

Ose limontia e pushimeve dhe vapës së gushtit vazhdon ende.      

 L.A. 

Comments

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Sepse jane gjera qe dihen&nbsp; nga te gjithe ne Shqiperi.........nuk po thote ndonje gje te Re...........................</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.