Bie fuqia kompetitive e ekonomisë sonë

Biznesi shqiptar po kalon një periudhë të vështirë. Prodhimet shqiptare rezultojnë të jenë me një kosto të lartë. Të gjitha kategoritë janë prekur prej këtij problemi. INSTAT-i thotë, sipas gazetës Shqip, që kostoja e këtyre prodhimeve është rritur me 3% në raport me vitin e kaluar. Vetëm sektori i ndërtimit duket se i ka shpëtuar këtij trendi, që e bën ekonominë shqiptare më pak konkuruese në tregun global. Ndërsa sektorët e tjerë, duke filluar me industrinë e rëndë nxjerrëse, janë duke vuajtur pasojat. Rëndësi në këtë mes merr industria përpunuese (industria ushqimore, e veshjeve, mobiljeve, etj), e cila përbën zemrën e industrisë shqiptare në terma të punësimit e të konsumit.
Besohet që rritja e kostove të ketë ndodhur – këtë ide mbron gazeta Shqip – për shkak të rishikimit që i është bërë legjislacionit fiskal, ndonëse INSTAT-i nuk e bën shpjegimin e kësaj dukurie.
Re.Pu.
Add new comment