Opozita “konstruktive” po shpërblehet me mbështetje ambasadorësh

Ka një optimizëm të lehtë në ajër lidhur me stinën politike, që filloi dje me përurimin e sesionit të ri parlamentar. Ky optimizëm është mbjellë nga interpretimi që i është bërë, sidomos prej ambasadorëve, vendimit të opozitës për t’u rikthyer në parlament e për të ndjekur një linjë “konstruktive”. Rama e të vetët presin që të shpërblehen për këtë sjellje me mbështetjen e diplomacisë perëndimore, gjë që u ka munguar këto kohë dhe i ka penalizuar në garën me Berishën. Ambasadori Arvizu bëri për herë të parë dje, teksa ish duke dalë nga séanca parlamentare, një deklaratë “pro-opozitare”, që ish veçuar nga të gjitha gazetat: “është e rëndësishme për ata që janë në pushtet, që të bëjnë sa më shumë kompromise të jetë e mundur…. Duke parë situatën aktuale, është shumë e nevojshme që maxhoranca të japë sa më shumë të mundet në lidhje me kompromisin”.
Afërmendsh, nuk kemi të bëjmë me një rreshtim të ambasadorit. Por një deklaratë e tillë, edhe pse do duhej të bëhej në çdo kohë (maxhoranca gjithnjë duhet të bëjë më shumë kompromise; është e interesuar t’i bëjë), nuk është bërë në asnjë kohë. Strategjia e opozitës po funksionon? Është shpejt për ta thënë. Duhet kohë për të marrë vesh ndonjë gjë më shumë.
Re.Pu.
Add new comment