Një ish-kryeministër gjykohet për neglizhencë të skajshme
Geir Haarde, ish-kryeministri i Islandës u përball dje me gjykatën speciale që mund të gjykojë kryeministrat ose ish-kryeministrat në atë vend, për t’u mbrojtur ndaj akuzës për neglizhencë të skajshme gjatë ushtrimit të detyrës. Në fund të vitit 2008, kur Haarde ishte kryministër, bankat kryesore të Islandës falimentuan, si rezultat i spekullimeve të mëdha që kishin bërë në tregun ndërkombëtar të letrave me vlerë. Si rrjedhojë, shumica e islandezëve të thjeshtë humbën depozitat që kishin bërë në bankat e tyre. Falimentimi i bankave islandeze u përshkrua në shtypin islandez si “dështimi më i madh i një skeme piramidale në histori”
Kjo histori e bankave islandeze u kujton shqiptarëve skemat e tyre piramidale, që falimentuan në vitin 1997. Por ndryshe nga Islanda, falimentimi i tyre u shoqërua me një revoltë popullore dhe pa gjykimin e të parit të vendit, i cili deklaronte publikisht se paratë e shqiptarëve ishin të sigurta në ato skema.
E.Z.
Add new comment