Si do të përfundojë gjyqi në ngarkim të Ilir Metës?

Postuar në 14 Shtator, 2011 14:00

Të premten zhvillohet séanca gjyqësore e radhës në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, i cili akuzohet nga prokurorët shqiptarë për shpërdorim detyre. Prova e madhe e akuzës është videoja e transmetuar nga televizioni Top-channel, ku Ilir Meta shfaqet duke i premtuar tangjente, në këmbim të “ndereve” për militantë partie, ministrit Dritan Prifti, në zyrën e këtij të fundit. Në emër të Prokurorisë, çështjen në seancë gjyqësore e mbron Bujar Sheshi, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë. Ndërsa çështja do gjykohet nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë, me relator Ardian Dvoranin. Antarët e tjerë të trupës janë Arjana Fullani, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea dhe Gani Dizdari. Pala e akuzuar përfaqësohet nga avokatët Gëzim Veleshnja dhe Petrit Serjani, të cilët qysh në krye të herës kanë kërkuar nga kolegji që të deklarohen të pavlefshme disa nga veprimet hetimore bazë të kryera nga organi i akuzës gjatë fazës së hetimit paraprak, sikurse është, fjala vjen, ekspertimi i videos së publikuar. Në mënyrë disi të papritur, Kolegji ka rënë dakord me këtë kërkesë, gjë që do të thotë se të gjitha provat do të merren e shqyrtohen në seancë gjyqësore, përpara gjykatës. Kjo e fundit ka marrë vendimin për të thirrur  ekspertë të posaçëm, të cilëve do t’u kërkohet mendimi i tyre lidhur me çështjen në gjykim. Në Gjykatën e Lartë janë shqyrtuar dhe gjykuar, zakonisht, provat e paraqitura nga organi i akuzës, ndërsa këtë herë (është e para herë) Gjykata ka vendosur të kryejë një hetim gjyqësor të mirëfilltë në sallën e gjyqit, duke lejuar krijimin e provave para saj.

Dy seancat e fundit nuk janë zhvilluar, ngaqë në të dy rastet ka munguar një anëtar i trupës gjyqësore. Në rastin e parë ka munguar Gani Dizdari, në të dytin Ardian Dvorani; që të dy me arsyen e gjendjes jo të mirë shëndetësore. Gjyqi po mbahet në një klimë të mosbesimit publik lidhur me Gjykatën e Lartë (gazeta Tema ka publikuar një lajm të papërgënjeshtruar mbi një vizitë që Arjana Fullani, tok me burrin, guvernatorin Fullani, i kanë bërë Ilir Metës disa ditë më parë në mansion-in e tij në Gjirin e Lalzit; sikur ky lajm të ishte i vërtetë, do ishte një fakt jashtëzakonisht i rëndë komprometues). Gjyqi po zhvillohet, gjithashtu, edhe në një klimë terrori ndaj sistemit gjyqësor, gjë që është theksuar pas atentatit spektakolar me pasojë vdekjen, që iu bë në mes të qytetit të Vlorës gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

E.G.

Comments

Submitted by InA-N (not verified) on

<p><strong>Ne rast se znj.Fullani nuk vetdorehiqet, atehere prokurori Sheshi, e para gje qe duhet te beje eshte qe te kerkoje largimin e gjyqtares Fullani nga trupi gjykues.&nbsp; Edhe sikur ai takim te mos kete ekzistuar, mjafton qe emri i saj eshte permendur ne media, perben shkas qe ajo te jete e paragjykuar ne nje proces te paragjykuar ende pa nisur.</strong></p>

Submitted by artur (not verified) on

<p>Si do te perfundoje gjyqi ne ngarkim te Ilir Metes?????!!!!! Pergjgja dihet:Kaseta nuk do te merret si prove dhe ceshtja do mbyllet.Meta perseri zv/kryeminister.</p>

Submitted by arber (not verified) on

<p>ka llafe qe ilir metes i ka dal ne qarkullim nje video duke u qi ne byth. mendohet se do ta mohoj dhe kete :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.