Ka më shumë femra me diplomë universitare se sa meshkuj

Numri i femrave të diplomuara është më i madh se sa ai i meshkujve. Ndër 34 vendet e OECD-së (Organisation for Economic Co-operation and Development), vetëm Gjermania e Zvicra janë në kundër tendencë, dmth meshkujt e diplomuar janë më të shumtë se sa femrat. Tendenca e dominimit ‘akademik’ të femrave nuk është krejt e re. Në vitin 2000, përqindja e femrave të diplomuara ka qenë 54. Ndërsa në vitin 2009 (është momenti i fundit, që janë marrë të dhëna të tilla), kjo shifër shkoi në 58%.
Por janë më interesante dinamikat e këëtij trendi, të cilat duken qartë në diagramën e përgatitur nga revista The Economist, e cila shoqëron këtë lajm në vend të fotografisë. Në lëmin e shkencave, burrat me diplomë janë 60%, ndërsa gratë dominojnë në sektorin e shëndetësisë, në lëmin e arteve e të shkencave humane. Estonia është vendi që ka numrin më të madh të femrave me arsim të lartë (2/3 e të gjithë atyre që kanë një diplomë). Në sektorin e arsimit ato arrijnë deri në 90%. Mund t’ju duket befasuese, por në Japoni është e kundërta: vetëm 2/5 e mësuesve janë femra. Janë burrat që dominojnë. Për më tepër, hidhini një sy grafikut.
E.G.
Add new comment