Presidenti Topi i hap rrugë Kryeministrit Berisha
Në datën 13 shtator ka filluar në Nju Jork Sesioni i 66 Plenar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili mbyllet në 30 shtator. Është bërë zakon qysh prej vitit 2005, kur Berisha mori postin e kryeministrit, që të zhvillohet një betejë e ashpër institucionale për të kryesuar delegacionin e Shqipërisë në mbledhjen e kësaj asambleje. Zyrtarisht, protokolli e kërkon që delegacionin ta kryesojë Presidenti i Republikës. Por Berisha synon që ta kryesojë vetë. Kështu, për shembull, vjet Berisha shkaktoi një incident diplomatik në mbledhjen plenare të sesionit, kur u ul në karrigen që ishte caktuar për Bamir Topin, kryetarin zyrtar të delegacionit shqiptar. Në atë rast, për të shmangur skandalin, Presidenti Topi u ul në rreshtin e dytë, pas Berishës.
Burime të mirinformuara të Respublica.al na njoftojnë se këtë vit, Presidenti Topi ka anuluar vajtjen në sesionin plenar të OKB-së, për të shmangur një incident të mundshëm diplomatik me kryeministrin e vendit të tij. Para pak ditësh, kishin përfunduar të gjitha prenotimet e biletave të avionit dhe të akomodimit në hotel për Presidentin Topi.
E.Z.
Comments
me vjen keq qe presidenti
<p>me vjen keq qe presidenti shkel ligjet e shtetit. Te dy jane per turp. Mjere ne per shtetaret qe kemi. Me shembull pesonal presidenti na meson qe te gjithe duhet ti hapin rruge rruagacit berisha. Sepse ky e luan mire rolin e te fortit por di te luaje mire dhe rolin e qaramanit te trembur, keni per ta pare me vone. Drejtesia vonon por nuk mungon.</p>
bravo bamir tamam nje tirans
<p>bravo bamir tamam nje tirans i mire</p>
Add new comment