Ç’po bëhet me 'krimin e papërsosur'?

Postuar në 17 Shtator, 2011 03:49

Ka kaluar më shumë se një javë nga dita që mbeti i vrarë pas një atentati spektakolar në mes të qytetit të Vlorës gjyqtari Skerdilajd Konomi. Disa orë pas ngjarjes dëgjuam ministrin e drejtësisë, Eduard Halimi, të na thosh se “autorët do të gjenden, madje do të gjenden shpejt, pasi ata kanë lënë gjurmë e prova pas, dhe krimi paskësh qenë i papërsour”. Iu duk term aq i qëlluar, sa filloi ta përsëriste prej sevdasë. E tha të paktën nja tri herë brenda së njëjtës intervistë se “krimi ish i papërsosur”.

Më pas u dëgjuan deklaratat politike të shefave të tij e të njerëzve që janë më të rëndësishëm se ai në shkallë hierarkike. Kryeministri bëri adetin, dhe deklaroi se “autorët do të kapen” (kështu ka bërë gjithnjë; hapni arkivat dhe do të gjeni se na ka dhënë garancira sui generis pas çdo krimi të frikshëm). Po kështu dhe Jozefina Topalli, e cila një dreq e di pse duhet të deklarojë se “autorët do të kapen” (është e vetmja kryetare parlamenti që mbulon dhe “probleme të krimeve”). Ministri i Brendshëm po se po. Dhe ja ku jemi. Hetimi është futur më në fund në një proces routine. Edhe informacionet rreth tij janë me pikatore. Ka rrezik të ndodhë ajo që ka ndodhur dhe herë të tjera. Autorët e krimit të mbeten jashtë, ndërsa krimi vetë të harrohet.

E.G.

Comments

Submitted by Blerim (not verified) on

Per ti bere xhinsin e pushtetareve te mos na tallin kaqe pa meshire, do ishte mire qe tituj si ky te benin te gjitha gazetat per shume dite me radhe. Por fatkeqesish shoqeria jone ka mbetur peng ne duart e Sali Berishes. Gjithe te punesuarit prej tij genjejne e shpifin me krenari si ai, te gjithe ata qe duan te punesohen prej tij flasin, shkruajne dhe demonstrojne  genjeshtra, shpifje dhe dezinformojene si ai.

Nuk ishte e veshtire te kuptoje se opinioni po genjehej qysh ne momentin qe Halimi dhe drejtori i policise deklaruan se kishte prova dhe se se shpejti do kishte nje emrer te tij (autorit). Nuk ishte e veshtire ngase te njejtin kumt kane percjelle ne sa e sa raste te krimeve te renda. Keshtu thane kur u vra deputeti i Fierit, keshtu thane kur u zhduk vajza e vogel nga Kukesi, keshtu thane kur u vra kryekomunari nga Kukesi, madje per te mbyllur gojen atyre pak gazetareve qe shtrojne pyetjen se c'po behet e perserisin genjeshtren sic ben Saliu me shpifjet dhe genjeshtrat e tij. Dergojne edhe trupa policie me ne krye figura te korruptuara dhe te urruera, qe Saliu i ka vene ne krye te policise per te folur qe nga Kuskesi se "shume shpejt atutori do vihet ne pranga". Krijojne vah per te kalu lumin dhe opinioni publik fashitet.

Dje, dy gazeta te Saliut (nga ato qe ende nuk jane diskredituar si te tjerat), benin fjale per hetime sekrete dhe nderkaq publikonin ate qe duhet te ishte sekreti me i madh per hetimet. Njera thoshte se nje "person i botes se krimit ishte pare ne Vlore pak dite para ngjares" deshmitaret kishin fiksuar se ku kishte pushuar dhe po punohej per kete piste.

Ne kete faqe kam lexuar dyshimin se vrasja e gjyqtarit nuk do zbulohet. Me keqardhje po them se jam i bindur se vrasja nuk do te zbulohet. Do spekuloja po te jepja disa arsye, sipas meje, pse  nuk do zbulohet, por kur njerez te pushteti dhe media prane tyre krijojne legjenda dhe perhapin "sekrete" hetimi nuk mund te jesh optimist.

z

Submitted by andoni (not verified) on

kaq naiv je o mustafa?  Po ju jeni gazetare o te uruar duhet te keni shume me teper informacion se kaq..

Pse mendon se palet per pronen qe i mori koken ketij t shkretit - jane mbrojtur nga deputetet e Presidentit dhe juristet e Saliut o mustafa?

cfare vrasesish do kapen? po vrasesit kendojne emra po  u kapen o mustafa

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.