Ardian Dvorani kundër ekspertëve vendas; të tjerët pro

Postuar në 17 Shtator, 2011 16:19

Në seancën gjyqësore që u zhvillua në Gjykatën e Lartë në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta lidhur me videon e transmetuar nga televizioni Top-channel, ku flitet për tangjente mes dy ministrave Meta e Prifti, ra në sy qëndrimi i Ardian Dvoranit, i cili është relator i kësaj çështjeje me spec. Zoti Dvorani ka qenë i vetmi që ka argumentuar së pari panevojshmërinë e eskpertëve vendas për sa kohë që këta s’kanë se ç’t’i sjellin këtij procesi më tepër se sa ekspertët e Prokurorisë së Përgjithshme (të cilët janë vendas, gjithashtu), dhe së dyti nevojën, nëse bihet dakord të merren ekspertë të tjerë,  që këta të fundit të jenë të huaj. Ai ka këmbëngulur në këtë pikë me idenë se qoftë i akuzuari (Meta), qoftë kallxuesi (Prifti), janë njerëz me ndikim e me pushtet në këtë vend, dhe kështu egziston rreziku që të kondicionojnë (edhe pa ushtruar presion; thjesht për shkak të pozitës që kanë) opinionin e ekspertëve vendas.

Dvorani mbeti i vetëm me këtë qëndrim. Të gjithë të tjerët, Arjana Fullani, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea dhe Gani Dizdari, kanë votuar për të kërkuar e pranuar opinionin e ekspertëve vendas. Madje, i zgjodhën këta ekspertë. Njëri syresh, njoftonin gazetat e sotme, e ka mbiemrin Pollo, dhe është kushëri i afërt i ministrit Genc Pollo.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.