Thirret për sqarime për deklaratat e Vulin, ambasadori serb: Protestat para Bashkisë Tiranë, rrezik për stabilitetin rajonal
Sot është raportuar se ambasadori serb në Tiranë, Slobodan Vukçeviç, është thirrur nga Ministria e Igli Hasanit për të dhënë sqarime për deklarimet e zv.kryeministrit serb, Aleksander Vulin rreth mesazheve të kryeministrit Edi Rama në Athinë.
Sipas njoftimit Ministria e Jashtme i ka cilësuar deklaratat e Vulin si:
Provokuese…dhe në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit
Më tej:
MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian
Mirëpo sipas burimeve të “Të Kripura” reagimi i ambasadorit serb ka qenë tërësisht befasues. Ai ka deklaruar se nuk i ka lexuar dhe dëgjuar deklaratat që i atribuohen zv.kryeministrit serb Vulin që foli për Shqipërinë e Madhe, por ka parë dhe dëgjuar deklarimet e z. Rama në Athinë. Për të cilat ndau mendimin personal se nuk kanë në të vërtetë përmbajtje tensionuese. Më e çuditshmja, ambasadori ka shtuar se në vlerësimin e tij ngjarje shqetësuese për stabilitetin rajonal janë veprimet e SPAK dhe protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës, të cilat i krahasoi me protestat e opozitës serbe në zgjedhjet e fundit në vend.
Më tej burimet saktësojnë se ambasadori ka kërkuar kohë për të mësuar më shumë rreth qëndrimeve të Vulin dhe për të marrë udhëzime nga Ministria e Jashtme serbe rreth qëndrimit që duhet të përcjellë.
Add new comment