Qelbësira Shqipëri

Postuar në 10 Nëntor, 2024 21:27
Skerdilajd Zaimi

 

130 000 njerëz kanë zbritur në shesh në Valencia për të kërkuar largimin e guvernatorit Carlos Manzón për keqmenaxhim të pasojave të përmbytjeve. Kjo pak ditë pas sulmit me baltë ndak mbretit Felipe.

Në ShBA kanë dalë në protestë absurde ndaj fituesit të zgjedhjeve, Donald Trump. Absurde, por legjitime nga njerëz që jetojnë politikisht si qytetarë.

Në Serbi ka ditë me protesta në Novi Sad ku ditë më parë 14 persona vdiqën pas rrëzimit të një çatie në stacionin e trenit. Ministri i Ndërtimit Goran Vesiç dha dorëheqje për arsye morale ndërkohë që presidenti Vuçiç ka njoftuar ndryshime në qeveri.

Protesta ka në Hollandë dhe Itali. Protesta jo për qëllim në vetvete por si reagim.

Po në Shqipëri – është shtet ky ende – çfarë bëhet? Në Shqipëri sundon një narrativë tjetër. P.sh ne e dimë  zyrtarisht se drejtohemi nga një kryeministër matuf që thotë vetë se ai nuk kuptoi gjë kur ministra të tijët bënin batërdinë në korrupsion. Dardha, mollë mbaruan pas krahëve të tij dhe ai siç e thotë proverbi “i zoti i punës e merr vesh i fundit”.

I njëjti matuf megjithatë na tha para tri ditësh se nuk ikën dot nga politika se nuk ka kush qeveris!!! Po më keq se kaq ku të shkojë?!

Kryebashkiaku i Tiranës, i qelburnjohuri ZDROMS – hetohet penalisht dhe akuzohet publikisht se ka orkestuar një skemë zhvatjeje të parave të buxhetit dhe dyshohet se ka gisht në aferën e inceneratorit inekzistent që faturon ende.

Asgjë nuk ndodh. Protestohet por protestuesit janë kolegët e tij të kullave dhe tenderave.

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, tha E Ngarkuara me Punë e ShBA në Tiranë, pak ditë pasi “matufi i domosdoshëm” i Surrelit deklaronte se “amerikanët sollën Noc Rrokun”.

Reformën e bëra unë

Komedi që nuk ka të dytë sepse ky njeri nuk ka depozituar asnjë kallëzim të vetëm institucional për ata që i ka patur ministra dhe e vodhën.

Opozita?! Tani që Shqipëria ka “hapur Themeloret” me BE-në opozitës i bie barra e madhe të bëhet pak më shumë opozitë, ndaj edhe nga Mosbindja Civile hyn për diskutime në buxhet. Xhanëm çfarë flasin aty se ne edhe për shkrim e lexim po dalim të fundit në botë?

Kushdo të jesh, nuk e analizon dot absurdin e një shoqërie të kalbur, të marrë fund si ne. Një shoqëri që e urren Politiken, por adhuron Politikën ku ndjen se vegjeton e rron si mot e jetë. Këtu - në Politikë - gjen kuptim çdo gjë që ekziston në këtë vend të mosndodhive Politike, krimit dhe krromës.

Na thanë që do hyjmë së shpejti në BE sepsë kanë frikë mos na prish mendjen Rusia apo Kina. Kaq vlerë të kemi thua!

Po shteti Bektashi se desh harruam? Një tampon mes budallallëkut dhe ligësisë së djeshme me atë të nesërme!!!

Ne jemi të mjerë jo prej fatit, as gjeopolitikës, por prej shpirtit tonë, një rrëpirë e ngushtë si zorrë e trashë. Të  mos ushqejmë iluzione për Qelbësirën Shqipëri se kështu e bëmë vetë.

Comments

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Vendet qe permende me siper per protesta jane demokraci te zhvilluara ose aspirojne te njihen si te tilla, kush me shume e kush me pak. Ne nga pikepamja zhvillimore qytetare (menyra si parkojme /ngasim makinat, si mbulojme trotuaret me mut qeni, si hedhim plehrat rruges, si ndertojme qytetin) jemi ne fillimet e epokes se re moderne (Europa e kaloi ne shek XVI-XVIII)
Nga pikepamja politike jemi feudalizem otomano/bizantin ku njeshi merr pushtetin dhe vetem monoteizmi e mban te mos shpallet perendi ndersa pergjithesisht ben cfare te doje dhe negocion vetem nga ose me pozitat e forces.
Gjithe gjerat e tjera jane dokrra qe i themi vetes qe kryesisht na mbajne te mos te ngrihemi te gjithe me pleq e kalamaj e te ikim nga syte kembet.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Teksa lexova komentin tend o Lexues, kuptova se kemi te bejme me nje c'regullsi mendore dhe m'u duk sikur po lexoja llafollogjite qe Rama perdor shpesh.
Asnje ndryshim. Paskeni mbushur barkun ne te njejtin Kazan. Skerdilajdi lodhet kot me turmat kolektive...lll

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

E paske kuptuar.

Submitted by I ikur (not verified) on

Respekt per SZ qe vazhdon te flase hapur per te keqiat qe mbreterojne ne kete atdheun tone. Une kam ikur, kam qene me fat, jo se kam gjetur ndonje atdhe tjeter, se nuk ka ndonje ndryshm ketej. Thjesht kam vendosur te punoj e te mbaj familjen pa patur ndonje lidhje tjeter me vendin ku linda, pervec detyrimit per te ardhur ne 2029 per rinovim pasaporte. Por te thuash hapur, me emer e mbiemer, cfare mendon, kjo eshte per t'u respektuar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.