Nuk e duan më Ramën, por nuk do e votonin dot Berishën

Postuar në 28 Prill, 2025 21:59

Siç është tashmë e dukshme dhe e pranuar, fushata elektorale po tentohet t’i nënshtrohet një lloj shfaqjeje denoncuese, tallëse dhe denigruese nga Kryeministri Edi Rama. Që nga përdorimi i simboleve si bufi e deri te sulmet e vazhdueshme, fushata është ngjyrosur negativisht edhe për të shmangur diskutimet programore. 

Ky fakt flet më qartë se çdo gjë tjetër për vetëdijen e shumicës për bilancin e vet. 

Kësaj po i shtohet debati për kontratën e lobimit ta PD-së që vjen edhe në kuadër të thashethemit se Sali Berisha do të udhëtojë drejt ShBA në datën 4 maj.

Nga ana tjetër duhet thënë se veç devizës pa kuptim dhe kapeles imituese, Berisha po bën një fushatë më pozitive se z. Rama. Por e vërteta është se Sali Berisha e ka të pamundur praktikisht fitoren e një shumice dhe ai është përgjegjës që një kategori nuk votojnë PD-në. 

Në këto kushte fitorja është matematikore nga ana e z. Rama që nuk është më ai politikani i pasfidueshëm dhe makineri elektorale. Zoti Rama nuk ka më as ide dhe as ekip. Ai ka disa projekte në zhvillim e sipër dhe disa miqësi ndërkombëtare. Dhe Berishën përballë.

Ta shohim ekuacionin për atë që është e mos të lejojmë që të na shiten teori që nuk pinë më ujë. Ka shumë socialistë që nuk e duan më z. Rama në pushtet, por nuk do votonin asnjëherë Berishën sepse do tradhëtonin veten. Kjo është e vërteta që nuk manipulohet dot nga asnjë propagandë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

"Z. Berisha fushate pozitive" eshte nje shprehje shume relative. Dakord qe z Rama nuk ka me as mundesi te kete ide te reja qe nuk i paska shprehur ne kete dhjetevjecar, por edhe z. Berisha megjithe pozitivitetin e tij, nuk para eshte filiz i gjelber ne Shqiperi. Dhe shprehja "buf", megjithese dhe mua me kane ardhur ne maje te hundes keto batutat e Rames, duhet ta pranojme qe eshte e goditur. Tamam nje buf plak qe ben si adoleshent.
Ceshtja eshte se Shqiperia ka bajraktare jete e mot, dhe se ata kane bere gjithmone si u do qejfi dhe se zgjedhesi ne shqiperi nuk eshte i ndergjegjshem per forcen e votes se vete. Dhe si bufi e si grabitqari tjeter jane njelloj te demshem dhe do doja shume te shpresoja qe te mos shihnim asnjerin ne TV ne muajin Qershor!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.