Një miqësi që të bën për të qeshur në ditën e Zisë qeveritare

Para disa vitesh ndërroi jetë një farë Gjergj Filipi, ekonomist, djalë partie dhe drejtor i INSAT-it. Menjëherë u caktua një rrugë me emrin e tij.
Pastaj vdiq Andrea Stefani, gazetar që emrin Sali Berisha e kishte kauzë personale më shumë nga Mero Baze. Që edhe ndërron gjellën ndonjëherë. U gjet një objekt edhe për të.
Ndodhi që kombit i iku biri i tij, Bashkim Fino. Sigurisht që vende ka plot për emra dinjitarësh. U gjet edhe për të.
Ndërkohë u luajt teatri me ca eshtra të Mit'hat Fraahërit që nuk e njeh më kush, Ahmes Zogun e ka mbuluar zgjyra andej nga rruga e Trenit ku e kanë degdisur, me gjasë në mënyrë cinike afër Çeçenërisë, ndërkohë që njerëzve so Agolli dhe Kadare, që janë figura ndaj të cilave kërkohet shqyrtim historik dhe kritik, u është bërë temena e madhe me një godinë të tërë.
Ndodhi që vdiq Anastas Janullatos dhe u pa se njerëzia e donte. Po e donin edhe ca të tjerë jashtë vendit. E njihnin të gjithë në fakt, përfaqësonte diçka më shumë se kombësia e vet dhe mbiemri. Por ai u kalua me siklet të madh nga ordinerët që qeverisin. Pesë ditë zie kishtare. Asgjë nga qeveria. Ose të paktën ne nuk gjetëm gjë që të ketë patur një ditë të tillë.
Më datën 21 prill ndërroi jetë Papa. Qeveria, më saktë Edi Rama vendosi ditë zie kombëtare. D.m.th Ahmed Kalaja sot mban Zi. Edhe Komuniteti Mysliman, se për Baba Mondin dihet që qan e qesh me komandë.
Papa kishte një bust në gjallje te Piramida, shenjë e një ekzagjerimi të qëllimshëm. A duhet të kishte sot ditë zie kombëtare? Sigurisht që Jo. Kjo nuk ka lidhje me figurën e personit që ka ndërruar jetë. Aspak. Por në protokoll nuk veprohet kështu. Ky nuk është respekt shtetëror. Kjo është qoka e fundit për një shok.
Ditën e vdekjes, Edi tha se Papa i shkruante shpesh për shumë gjëra, një zbulim ky që shtron dyshime për inteligjencën humane të Bergoglios që gjeti miqësi me një gagarel me emër piloti të Luftës së Dytë dhe me të cilin madje edhe mbante komunikime.
Mjafton të kujtosh kaq e të vjen të qeshësh në këtë ditë zie ku edhe flamuri u ul në gjysmë huri. Fundja respektin secili di ta japë vetë për këdo, meqë i ashtuquajturi shtet sillet si kaloshinë shërbimi.
s.zaimi
Comments
Ka akoma.
Ka akoma.
Trump u shpall para 8 viteve qytetar nderi i Kamzes nga maloket ne token e xanun.
Vdiq djali I Visar Zhitit ( si puna e Visarit ka me mijera ne Shqiperi) dhe nje rruge ne Tirane ia celepenisen emrin e tij.
Ku Hillari ishte kandidate ne zgjedhje, i bene nje bust dhe e vendosen ne nje qoshe ( se sheshe nuk ka) ne Sarande. Nuk fitoi, e hoqen menjehere.
Kjo eshte Shqiperia jone e servileve maniake.
Add new comment