Mandati i katërt, mandati i privatizimit final të Shqipërisë

Postuar në 24 Prill, 2025 19:28

Askush nuk e di më qartë sea duhet të votojë, cilin të votojë, çfarë të votojë. Shqipëria është gradualisht edhe për shqiptarët, shumicën e tyre, një shprehje gjeografike me të cilën të lidh emëruesi klimatik. Por çfarë dhe cilin nuk duhet të votojmë është e qartë. Kristal. Kanceri, veremi  flama janë skanuar dhe identifikuar sa te gjytyrymi kryeministër, sa te goja e ardhur e Pandeli Majkos, sa te dogmatizmi i vjetëruar i Petros aq edhe te çiliexhinet e listës së mbyllur. Ministrat me emra e mbiemra xhenerikësh, berberësh, apo pjesësh këmbimi obsetrike janë asgjë më shumë sesa llagëmi i ngritur në majën e plehut. Këta mund të marrin vota sepse zgjedhin për interesa të caktuara, por mesazhi i gjytos Rama na jep të kuptojmë diçka: 

Një 80 e ca vjeçar, kërkon të bëjë çorap Shqipërinë. O bashkë për të mirën e përbashkët për të gjithë fëmijët tanë demokratë e socialistë, o të ndarë për interesin e një familje të vetme ose me Shqipërinë me BE në Europës asnjëherë e përgjithmonë, ose me kënetës në gropë, edhe njëherë nga e para. Ky është 11 maji

Po si vallë kanê kaluar 12 vjet kur ky gjytyrym mollopup deklaronte se e nxori në pension 80-vjeçarin, mori 1 milionë vota dhe vazhdon ende vjen si pordha nëpër brekë me të njëjtin? 

Pss gënjen ky kaq trashë? Pse nuk është i bindur se fiton, apo i bind njerëzit ta votojnë me bilanc, por i duhet Sali Penxherja? A nuk ia dha ky shpatën Dumanit? Të veprojë pra drejtësia! 

Mandati i katërt i këtij është mandati i privatizimit përfundimtar të Shqipërisë. Shumë shpejt do shohim pjellat e këtyre të hyjnë në politikë, farë e harlisur hajdutësh jovertebrorë, fisnikë të rinj të një lëpirjeje të vjetër. 

Pse nuk flet ky për Çetrat, Tanrat, Carapulē e sorollopin e kapitalizmit halldup me të cilët në të vërtetë ka pipzat e punëve të veta? Nuk ka pse të druhet, nuk ka pse të jargavitet te personazhe informalë të diskutimit publik për të shtyrë ditët deri më 11 maj. Sepse nuk ma se çfarë të thotë, veçse të gromësijë llogjet e vjetra me audiencë që trashëgon të njëjtën çehre. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Me Majkon perpara mbas fitores Ramatullahi do te shkoj ne Teheran e do te haj akullore.
Gjithmone, ne se endrra e MuXhahedinit Pandeli behet realitet dhe behet trim e i mesyn Iranit per ta pushtuar me 40 hajdute te Rilindjes per plakes Ragave dhe azilit te pleqve ne Manze.

Veremi eshte duke e gerryer goje'corapen Majko per te lepire akulloren e Mullaheve te Teheranit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.