Ministri Hasani bën testin e Luledeles në Estoni

Postuar në 18 Maj, 2024 20:23
Shaptilografisti

 

Ministri i Jashtëm Igli Hasani raportohet se është në një krizë të thellë besimi. Ka folur aq pak dhe aq formalisht dhe sërish e kanë marrë për keq. Pas samitit ballkanik, Hasani shpërndau një deklaratë të ekuilibruar për Kosovën. E krahasuan me një ministër të Bjellorusisë. 

Në këtë dilemë e ka gjetur ministrin vizita në Estoni ku siç bëjnë me dije burime për “Të Kripura” ai është parë të ecë vetëm nëpër sallat e takimeve. 

E di çfarë, - iu drejtua një pjesëtari të delegacionit. 
Më gjej një luledele. Sikur pashë ca ku hyra në selinë  e këtyre
Dakord, po pse duhet,- pyeti i çuditur delegacionaxhiu. 

Dua të kuptoj a duhet të flas më,- shtoi ministri duke fërkuar duart dhe kafshuar lehtë buzën, shenjë pendese që u hap aq shumë me vartësin. 

Pak më vonë, një gotë uji mbushur me lule dele që flinin mbi kërcej ishin para ministrit që fshinte syzet vazhdimisht. 

Janë 15 ,-tha delegacionaxhiu. Sa veta jemi ne në ekip

Igli nuk i kushtoi vëmendje fare, vuri syzet dhe po shihte me vëmendje lulet. Zgjati dorën. E tërhoqi pas. Pastaj prapë. Mbeti e ngrirë mbi gotë. Më në fund e shkëputi një. 

E kapi sikur të kapte dorën e ndonjë të dashur të gjimnazit dhe pastaj gjithë ankth nisi të këpuste petalet e të mërmëriste me kokën ulur.
T. ls..t…m …ls
Kaq dëgjonte shoqëruesi që zgjati kokën e sytë pa lëvizur. 

Të flas, mos të flas. Të flas mos të flas ,- përsëriste Igli. Të cilit i mbeti petalja e fundit bashkë me fjalinë: të mos flas!

Qeshi i mbushur me djersë dhe tha si triumfator:

E Dija. Nuk duhet të flas. Nuk duhet. 

Dakord jam edhe unë shef, por sikur të flisje para të madhit nuk do ishte keq. 
Ministri u kthye gjithë dyshim. 

Në podcastin “Hajde flasim”, i tha tjetri.

Aty nuk të merr kush për keq ndonjë gjë se të gjithë merren me ato që thotë ai. 

Igli e pa gjatë duke mos ditur se si duhet të hiqej: sikur ishte fyer, apo sikur e miratonte idenë që brenda vetes e përpiu. Pa i dhënë shumë kohë kësaj pauze të shndërrohej në tension, u mori erë luleve të mbetura dhe iku me shpatullat varur. 

Po,- tha si me vete. Kjo po…

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.